Pfaffenhofen, 23-08-2022
Tërheqja e produktit
I dashur klient,
HiPP dëshiron t'ju informojë për tërheqjen e lëngut tonë HiPP organik me mollë për foshnja nga muaji i 5. Më poshtë, do të gjeni gjithçka rreth tërheqjës së këtij produkti:
Cili produkt është afektuar nga kjo terheqje?
Kjo masë prek vetëm shishet e lëngut organik të mollës HiPP 200 ml me datë te skadences 31.10.2023 dhe numrin e serisë LA98967. Ky informacion mund të gjendet në buzën e kapakut. Nuk bëhet fjalë për shishe të tjera të lëngut organik të mollës HiPP (200 ml).
Pse e tërheq HiPP këtë produkt?
Arsyeja e tërheqjes është dyshimi i pranisë të disa grimcave të huaja metalike shumë të vogla në shishe të vetme nga seria e prodhimit (LA 98967), që është dedikuar për tregun e Republikës së Polonisë
A ka rrezik për fëmijën tim?
HiPP thekson: këto kokrra të vogla nuk paraqesin asnjë rrezik për shëndetin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
Grimcat janë identifikuar si kokrra të holla si mrezhë prej çeliku inox.
A janë të prekura edhe produktet tjera /seritë tjera?
Hetimet treguan se vetëm shishet e izoluara të serisë të furnizuara në tregun polak janë në pyetje. Produkte të tjera ndërkombëtare nga e njëjta seri prodhimi me numër identik të serisë, nuk ndikohen nga ky devijim i cilësisë.
Megjithatë, në frymën e mbrojtjes së përgjegjshme të konsumatorit dhe si një masë paraprake sigurie për klientët tanë të rinj, HiPP ka marrë vendim menjëherë të tërheq të gjithë serinë e ketij produkti nga tregu.
Si do të veprojnë konsumatorët?
Konsumatorët mund t'i kthejnë lehtësisht të gjitha produktet e kësaj serie të prekur në çdo pikë shitjeje. Sigurisht, do të ketë një rimbursim të plotë, me ose pa faturë. Na vjen keq për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar ky incident
Nëse keni pyetje të mëtejshme, mund të na kontaktoni përmesformularit tonë të kontaktit
Ekipi juaj HiPP