Udhëtimi pa stres

Makina

Për udhëtimin e parë me foshnjen tuaj, shumica e prindërve marrin makinën. Për të shmangur stresin, ju duhet të planifikoni mirë:

  • Një ditë udhëtimi në të cilën nuk kërcënon kolona e automjeteve.
  • Në një kohë të ndëprehet, kur fëmija është i lodhur dhe pritet ta zërë gjumi.
  • Fëmija para nisjes të ndërrohet dhe ushqehet.
  • Kujdes ndaj rrezeve të diellit p.sh. në xhamin e makinës të varet një peshqir apo ngjitet folje mbrojtëse nga dielli. Kujdes nga ajri i kondicionuar: foshnjet ftohen më shpejtë. Mos e ngisni makinën me xhamat e hapur.
  • Së paku për çdo dy orë të bëhet gjysmë ore pushim, sidomos të pushohet gjatë orëve të nxehta të mesditës.
  • Kur jeni jashtë shtëpisë paketoni HiPP Pure me drithëra kokërrplotë - Fruta, Fruta duet, lëng i holluar për fëmijë ose çaj dhe lëngje të dendura (HiPP Vollkorn-Früchte-Breie, Früchte Duett, Babyschorle oder Tee & Saft)
  • Ushqimi i gatshëm të mos paketohet në frigorifer shumë të ftohtë. Mendoni për peshqirin, facoletat e lagëta/facoletat, qeska e mbeturinave!
  • Kurrë foshnjet të mos merren në prehër gjatë ngasjes. Rreziku i lëndimit gjatë frenimit është shumë i madh!

Treni

  • Rezervoni biletën me kohë (3 muaj më heret) që ju të zini vend në kabinat për nëna me foshnje. Aty do të gjeni përkujdesjen dhe vëmendjen e personelit të trenit.
  • Nga vagoni i bistrosë/restaurantit ju mund të siguroni ujin e nxehtë. Më mirë: merrni nga shtëpia enën termos me ujë të vluar.
  • Në trenin ICE është në përdorim banjoja e madhe dhe tavolina për ndërrimin e foshnjes.

Aeroplani

  • Kundër fluturimit për pushime nuk kanë dyshime as mjekët e fëmijëve.
  • Përjashtim: Ftohjet! Barazimi i presionit mund të nxis dhëmbjet e rënda të veshit.
  • Siguroni në linjën ajrore nga kompania Juaj një vend të veçantë për familjet me foshnje. Shumë kompani ajrore ofrojnë për shërbim një trastë bartëse me rrip ("Babybasket") dhe gjithashtu mundësi të ndërrimit të foshnjes në bord.
  • Gjatë nisjes së fluturimit dhe uljes të jetë e gatshme dhënia e gjirit, shishja e çajit përkatësisht biberoni. Lëvizjet e foshnjes gjatë përtypjes ndihmojnë për të barazuar presionin. Përndryshe foshnja juaj do të ketë dhimbje veshi.
  • Për shkak të ajrit të thatë në aeroplan, foshnjes duhet dhënë të pijë më shpesh.
  • Shumica e fluturimeve për foshnje janë falas ose paguajnë vetëm 10% të biletës. Për këtë arsye, ju nuk keni të drejtë të keni vendin e veçantë të foshnjes.