Ndihma e parë për foshnjën tuaj në pushime
Mendoni para pushimit që të merrni një sigurim shëndetësor (të huaj) për tërë familjen. Një vizitë te mjeku jashtë vendit mund të jetë e shtrenjtë. Librezën e vakcinimit- mos e harroni!
Rreziku nga djegja e diellit
Djegja nga dielli nuk është vetëm për fëmijën tuaj e pakëndshme dhe e dhimbshme, por edhe rrit rrezikun e kancerit të lëkurës.
Është e vërtetë: "Lëkura kurrë nuk harron!"
Rreziku i zhvillimit të kancerit të lëkurës ngjan pas djegjeve të përsëritura, sidomos në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme, e ngritur nga rrezatimi i shpesht ultraviolet. Arsyet për moszhvillimin e mekanizmave te foshnjat dhe fëmijët e vegjël për riparimin e djegjeve të diellit ende nuk dihen plotësisht.
Dëmi ndaj lëkurës është, megjithatë, para se dukshem të digjet nga dielli - rreziku i lartë i dëmtimit afatgjatë nga kanceri i lëkurës është para se lëkura të skuqet.
Me një qasje të përgjegjshme ndaj diellit, ju mund të parandaloni këtë (shih ekspozimi ndaj diellit).
Duhet të vijë një herë djegja nga dielli:
Nga djegjet e vogla ndihmojnë pecetat me ujë të ftohtë, çaj i zi i holluar ose dhalla. Gjithashtu losionet për ftohje apo kremrat lehtësojnë gjendjen. Asnjëherë mos përdorni krem ose vaj që përmbajnë yndyra! Në raste të rënda (sidomos me simptoma si të vjella, të dridhura dhe temperaturë), fëmija juaj duhet të shkojë te një doktor.
Pickimi i insekteve
Vendosni feta të qepës në zonën e pickuar me ujë apo me akull, ose me xhel anti-alergjik ftohës. Në rast se pickimi i insekteve ngjan në gojë ose fyt, jepni menjëherë të thith kube akulli dhe shkoni menjëherë te një mjek.
Kapsllëku
Shpesh ndihmojnë disa lugë me lëng pjeshke, dardhe apo kajsije. Kjo shliron nevojën. Në raste të rënda kërkoni ndihmën e mjekut. Kujdesuni që foshnja të marrë mjaft e lëngje.
Barnatorja e udhëtimit
Ju duhet të keni me vete:
- Termometër dhe supozitor
- Tretje elektrolite për diarre
- Fashë, fashë me ngjitës, pincetë
- Dezinfektues, xhel/krem kundër pickimit të insekteve dhe djegjes së diellit
- Të gjitha medikamentet që foshnja Juaj i përdor rregullisht. Racionet e shpejta në bagazhin e dorës!