Këshilla për të ushqyerit
Disponimi i gëzueshëm te foshnjet vjen drejt nga barku. Për këtë arsye gjatë pushimeve të mos bëhen eksperimente me ushqim. Përderisa foshnja ushqehet ende me gji, natyrisht, kjo nuk është temë. Më vonë, megjithatë më mirë e merrni ushqimin e zakonshëm me veti ose të njëjtin e bleni në vend.
- Për çdo ditë pushimi e planifikoni një meny kavanozi ose kavanoz me perime.
- E përkryer për ushqimin mes dy shujtave janë HiPP Fruta, Fruta & Drithëra, HiPP Fruta-Duet ose drithërat e grira, Guten-Morgen-Müesli të cilat kanë shije edhe kur përdoren të ftohëta dhe pikërisht gjatë verës janë freskuese dhe treten lehtë. Pureja e holluar që pihet, Der Feine-Trinkbrei (pas muajit të tetë), për rrugë apo jashtë shtëpie është posaçërisht praktike, nuk nevojitet luga.
- E rëndësishme: Lëngje! Përdorni vetëm ujë mineral të përshtatur për foshnje apo ujë të vluar. Ideale për pushime janë çajrat pasiqë zëjnë pak vend në bagazh.
- Gjithashtu merrni me vete sasi të mjaftueshme edhe instant pure-përshesh me qumesht dhe ushqim qumeshti.
- Në vendpushmet me temperaturë mbi 25°C, ju rekomandojmë që kavanozat të ruhen në frigorifer.
- Vlojeni ujin gjithmonë para përdorimit edhe nëse ju duhet për larjen e pemëve apo perimeve.