Transporti i ushqimit të foshnjeve gjatë pushimit
Si mund ta transportoj ushqimin e foshnjes me veturë?
Në bagazh mund te arrihen temperaturat mbi 40°C, për këtë arsye është e dëshirueshme që të kihet kujdes:
Produktet e thata si ushqimi i qumështit, pureja e drithërave në formë pluhuri dhe kavanozët me pemë (Fruta, Fruta dhe drithëra, Fruta me jogurt, duet i frutave, ëmbëlësirat e vogla dhe pijet) janë të pandjeshme. Këto produkte mund ti merrni pa problem në bagazhin e makinës tuaj.
Përkundër kësaj, perimet dhe gatesat e qëndrueshme (Menyja, Gatesat me mish) janë shumë të ndjeshme, nëse një kohë të gjatë mbahen në temperaturën mbi 40°C. Për këtë arsye duhet të keni kujdes të veçantë për temperaturën se ku qëndrojnë. Sipas mundësive, këto prodhime i ruani në hapësirën e makinës te udhëtarët. Këtu për shkak të ajrit të kondicionuar dhe ajrosjes, temperatura do të jetë më e ulët.
Për transportin në hapësirën e bagazhit: Ftohni kavanozët në frigorifer para se të niseni dhe vendosini në frigorifer të transportueshëm (çanta, kuti).
Gjithashtu, kavanozët duhen të jenë të ruajtur që të mos thehen, në rast goditjeje. Më e përshtatshme do të ishte nëse do të jenë ende në paketimin me folje. Tërë ushqimi që përdoret gjatë udhëtimit, duhet ta keni pranë, në makinë, me juve.
Transporti me aeroplan
Ushqimi për foshnje mund të merret me vete në çantën e krahut apo në koferin që është rezistent ndaj presionit dhe goditjeve. Kavanozët duhen të jenë të paketuar në atë mënyrë që në rast goditjeje të mos thehen, të mos përzihen me gjërat tjera në kofer, të vendosen në qese plastike.
Preferohet që ushqimi për dy ditët e para të merret në bagazhin e dorës në rast se bagazhi tjetër ka mundësi të vonohet, megjithatë ju e ushqeni sigurtë foshnjën tuaj.
Vendosja e ushqimit të foshnjes në vendin e pushimit
Në vendin ku pushoni, kavanozët duhet të jenë në një vend me temperaturë nën 35°C. Kontrolloni kavanozët para se ti përdorni se a janë të mbyllur si duhet dhe të paprekur. Nëse në kavanoz nuk ka më vakum- atëherë ai nuk është më i përdorshëm.
Si e vërejmë humbjen e vakumit në kavanozin e mbyllur? Kavanozi nuk ka humbje të vakumit dhe është në rregull, nëse . . .
1.Nëse kapaku nuk çelet lehtë. Në këtë rast të ushtrohet presion në mesin e kapakut.
2.Nëse gjatë hapjes së kapakut kavanozi “kërcet”.
Ju urojmë rrugë të mbarë dhe pushim të këndshëm!