Plani i Ushqimit
HiPP Plani i Ushqimit është i bazuar në gjetjet e shkencës së ushqimit , mjekësisë pediatrike dhe në përvojën tonë shumëvjeçare. Kjo është arsyeja pse ne ju rekomandojmë që të ndiqni këtë plan kur ushqeni me produktet tona.
Informacioni i dhënë në planin e ushqimit është një udhëzues. Luhatjet në oreksin e bebes tuaj janë krejtësisht normale. Mos e detyroni fëmijën tuaj të hajë një vakt të tërë nëse ata nuk shfaqin shumë oreks.
Ushqyerja me gji është zgjidhja më e mira për beben tuaj.
Nëse nuk e ushqeni atë me gji, ne ju rekomandojmë Hipp Milk Formulae (HiPP Formula e Qumështit ) ose HiPP HA Formular e krijuar veçanërisht për grupmoshën e fëmijës tuaj.
*Filloni me ushqim plotësues sipas zhvillimit të bebes suaj dhe filloni pas muajit të 4të në rastin më të hershëm dhe më së largu pas muajit të 6të.
Siguroni një shumëllojshmëri të balancuar duke ofruar lloje të ndryshme të ushqimeve për fëmijë.
Të ushqyerit e bebes suaj kur ekziston rreziku për alergji
- Detajet mbi të ushqyerit e bebes tuaj kur ekziston rreziku për zhvillimin e alergjive mund të gjenden këtu
- Qumështi i gjirit ose formula hipoalergjene e foshnjës sikur HiPP Pre HA Combiotic® ose HiPP HA 1 Combiotic®
- Kur të filloni me ushqimin plotësues, sipas të gjeturave shkencore, vlejnë të njëjtat rekomandime si tek fëmijët pa rrezik të lartë për zhvillim të alergjive. Filloni sipas zhvillimit të bebes suaj dhe filloni me ushqim plotësues pas muajit të 4të në rastin më të hershëm dhe më së largu pas muajit të 6të – fillimi i të ushqyerit me ushqim plotësues më vonë nuk ofron mbrojtje më të mirë kundër alergjive.
- Është e rëndësishme të filloni me ushqim plotësues hap pas hapi në planin e ushqimit të bebes suaj. Kjo i jep kohë bebes suaj që të mësohet me ushqimin e ri dhe ju gjithmonë do të jeni në gjendje të dalloni se cilat ushqime janë të tolerueshme. Produktet e përshtatshme mund të njihen nga simboli i vendosur në të djathtë.
- Kur bebja është ushqyer me ushqim plotësues dhe një racion i të ushqyerit me qumësht është zëvendësuar plotësisht me një ushqim fëmijësh, ju mund të kaloni nga HA1 Combiotic® në HA2 Combiotic®, si ushqim shtesë i ushqimit plotësues. (Për çdo rast, diskutoni ushqimin dhe fillimin e të ushqyerit me ushqim plotësues me pediatrin tuaj.)