Peshku - i shëndetshëm poashtu për foshnjat?
Po, peshku është një ushqim me cilësi të lartë dhe në shumicën e vendeve evropiane, vetkuptohet, gjithashtu pjesë e ushqimit të foshnjeve.
Peshku duhet të merret rregullisht për shkak se është një burim i vlefshëm ushqyes. Peshku i detit është një furnizues i madh i materjes themelore- jodit, e cila është thelbësore për funksionimin e gjëndrës tiroide - edhe për foshnjet është jetike dhe e rëndësishme për zhvillimin e saj. Salmoni- lachs, përmban shumë acide të vlefshme yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe qelizat nervore.
Për shkak se shprehitë e të ushqyerit tanimë formohen herët, është e rëndësishme që foshnjat të kenë ushqim të shëndetshëm, poashtu edhe me peshk- të mësohet.
Për një kohë të gjatë ne ofrojmë në gamën tonë të ushqimeve pas muajit të 8-të dhe 12-të, menutë me salmon- peshk deti. Tani, ne kemi zhvilluar dy racione të shijshme peshku me salmon, për moshat pas muajit të 4-të dhe nga muaji i 12-të. Të gjitha këto ushqime gjithashtu japin një kontribut të rëndësishëm në të ushqyerit e ndryshueshëm të fëmijës tuaj, ushqimi 1x në javë do të përmbante peshkun.
Edhe foshnjet e rrezikuara nga alergjia, mund të marrin sipas moshes, ushqimin plotësues me peshk. Sa i përket ushqimit plotësues, për foshnjet e rrezikuara nga alergjia vlejnë të njëjtat rekomandime sikur për foshnjet që nuk janë të rrezikuara nga alergjitë. Ka dëshmi se konsumimi i peshkut gjatë vitit të parë të fëmijës, ka veprim parandalues ndaj alergjive.
Me siguri edhe ju e pyesni veten se prej nga vjen peshku në HiPP menynë?
Salmoni i përdorur, vjen nga kultivimi nëpërmjet akuakultures (mbarështimi i kontrolluar), e cila është një alternativë për gjahun e egër klasik që gjithnjë e më e rëndësishme është që ndihmon lehtësimin e ujërave nga mbipeshkimi.
Peshku i detit, të tilla si salmoni Alaska Pollock është nga detërat e thella dhe bazat e peshkimit janë të vendosura në rajonet e përzgjedhura oqeanike. Peshku është kapur në përputhje me udhëzimet e Këshillit Drejtues Detare (MSC) dhe është i certifikuar. Kështu, HiPP e ka të garantuar peshkun nga peshkimi i kujdesshëm dhe të qëndrueshëm, duke ruajtur rezervat e peshkut dhe mbipeshkimin e detërave.
Të gjithë peshqit e kapur janë përpunuar të freskët dhe tutje si thellë të ngrirë. Para se peshku të arrij në kavanoz, analizohet thelbësisht në laboratoret tona.