Këshilla për kavanozët
Përgatitja e kavanozit, kupa dhe pjata
- Nxirrni nga kavanozi aq ushqim sa fëmija juaj pritet të hajë dhe këtë racion e ngrohni në ujë të nxehtë apo në mikrovalore.


- Përzijeni përmbajtjen pas ngrohjes, përmbajtjen e kavanozit, kupës ose tasit dhe pjatës me një lugë plastike dhe kontrolloni me kujdes temperaturën.
- Mbetjet e ngrohta mos i përdorni përsëri.
- Mbetjet që nuk janë ngrohur, ju mund ti ruani në frigorifer, por ato duhet të përdoren brenda 1-2 ditëve të ardhme (shih etiketë).
Kushtoni vëmendje sigurisë së kavanozit

Kavanozët e veçantë dhe kupat-tasat para se të dalin nga fabrika, ju bëhet testimi i mbylljes së tyre; kështu vetëm kavanozi i sigurtë është vënë në përdorim me mbylljen e duhur. Që fëmija të ketë ushqimin e sigurtë, kur kavanozi të blehet duhet të verifikohet nëse ishte i mbyllur si duhet dhe përmbajtja e kavanozit është e paprekur.
Në kavanoz ju ndihmon "Testi i kapakut": kapaku duhet të shtyhet brenda dhe nga presioni nuk duhet të hapet. Një kavanoz, që kapaku i të cilit është i lakuar lartë, për arsye sigurie nuk duhet të përdoret.Poashtu, gjatë hapjes së parë duhet të dëgjohet krisma e veçantë e hapjes.
Te rasti i kupës apo tasit, ju ndihmon “testi i presionit”: Tasi duhet të mbahet i kthyer teposhtë, muret mund ti shtypni lehtë, nëse rrjedh përmbajtja, atëherë mos e përdorni atë ushqim.
Përdorimi i ushqimit plotësues me rrezik të ulët alergjie

Për përdorimin e ushqimit plotësues me rrezik të ulët alergjie, ju mund të mbështeteni dhe orientoheni në HiPP simblin përcjellës në etiketë. Me këto produkte, ju mund të përpiloni planin e të ushqyerit për foshnjen Tuaj me nivele.