Çka dhe sa duhet të pijnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël?
Ngjashëm me të porsalindurit, edhe foshnjat edhe fëmijët e vegjël kanë një kërkesë relativisht të lartë për lëngje dhe kështu kanë nevojë për pije shtesë. Një fëmijë nga 1 deri 4 vjeçar duhet të pijë rreth 1 litër në ditë.
Më i përshtatshëm për pije është uji mineral, lëngjet e frutave ose lëngje të perimeve të holluara, të tilla si HIPP Fruta-karrota, por edhe çaj (HiPP çaj junior për tas nga llojet e çajit të malit, barishtave, kopër ose fruta). Edhe përzierja e çajit dhe lëngut është ideale si HiPP çaji-fruta (të tilla si çaj Rooibos- Aspalathus linearis, çaj me lëng pjeshke-lëng molle) dhe janë prodhuar pa shtesa sheqeri.
Pije si Cola dhe limonatat e ëmbla përmbajnë shumë sheqer, janë me shumë kalori megjithatë nuk janë të rekomandueshme. Gjithashtu pijet me materjet e ëmbla dhe pijet që përmbajnë kofeinë, nuk duhet të përdoret për foshnjet ose fëmijët e vegjël.