Kur flenë fëmija im gjatë natës?
Kur një fëmijë e ka kohën e gjumit, është çështje shumë individuale. Prindërit mund të nxisin mënyra të shëndetshme për gjumë më të mirë duke iu përshtatur nevojave të fëmijës.
Fëmijët nuk kanë nevojë diku pas muajit të 6-të, të marrin ushqim natën, sepse në këtë moshë ritmi i urisë dhe ngopjes lëvizë tek çdo fëmijë i shëndetshëm çdo ditë. Zgjimi i shkurtër tashmë është normale. Në rastet ideale, foshnja vetvetiu fle shpejtë.
Zgjimi mund të ketë arsye të ndryshme
Ju lutem mos harroni që zgjimi natën ose të qarat e foshnjes mund të kenë shumë shkaqe. Përveç urisë, etja dhe pelena e mbushur nuk janë gjithmonë faza - gjatë daljes së dhëmbëve, rritjes së trupit, infeksioneve apo pas ditëve të turbullta etj - në të cilat fëmija tregon një qëndrim të ndryshëm ndaj gjumit: zgjohet, imiton apo përsërit ose edhe një herë e dëshiron gjirin apo biberonin. Disa foshnje qajnë dhe bërtasin nëse kanë nevojë për përkushtim, apo thjesht duhet të heqin qafe tensionet. Për të fjetur një foshnje, për fat të keq, nuk ka një garanci. Dhe gjithashtu ndodh që një fëmijë që është duke fjetur, tashmë lajmërohet natën përsëri. Kryesisht ajo është vetëm një fazë të shkurtër që kalon.
Zhvillimi ditor i vazhdueshëm është i rëndësishëm
Është e rëndësishme që zhvillimi ditor i vazhdueshëm të jetë i rregullt për ushqim, koha e gjumit dhe aktivitetet tjera si p.sh. shetitja. Rituali i përhershëm për vënjen në gjumë ndikon për qetësim, si dhe larja, ngrënja, tregimet për natën e mirë ose kënga e gjumit dhe qetësia në ambientin e gjumit.
Durimi është i nevojshëm
Mos e humb durimin, fëmija juaj nuk mund të gjej një gjumë të rregullt menjëherë. Nuk ka mjete magjike! Ju nuk mund ti shmangeni gjumit të fëmijës Tuaj. Por, ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj për të gjetur një ritëm të gjumit dhe kështu zhvilloni një qëndrim të shëndoshë ndaj tij. Mos dyshoni nëse fëmijët tjerë tanimë po flejnë. Kjo çështje është relative, për gjumin e foshnjeve mund të flasim edhe kur flejnë nga mesnata deri në orën 5 ose 6 në mëngjes. Prindërit me fëmijë të vegjël kanë nevojë të drejtohen ashtu që zakonisht netët tuaja të gjumit shpesh do të ndërprehen, përgjatë 3 deri 4 vjetët e para të tyre.