Skip to main content

Urra, HiPP është 125 vjeç!

...dhe ne duam ta festojmë bashkë me Juve këtë vit! Si prodhuesi kryesor i ushqimit për fëmijë, biznesi ynë familjar ka një përgjegjësi të veçantë për brezat e ardhshëm. Prandaj, veprimi i qëndrueshëm është një traditë! Kanë kaluar 125 vjet nga produkti i parë HiPP – miell i bukës së fortë për fëmijë të J. Hipp.

“Pjesa më e madhe e asaj që stërgjyshi, gjyshi dhe babai im nisën së bashku me anëtarët tjerë të familjes, janë ende sot të dukshme dhe të vërejtshme në veprimtarinë tone të përditshme dhe gamën tonë të produkteve. Standardet e larta të cilësisë, të cilat përfshijnë me kujdes mirëqenien e konsumatorëve të rinj, ka mbetur e pandryshuar gjatë brezave: Cilësia më e lartë për gjënë më të vlefshme në jetë – fëmijët tanë.”

Për 125 vjet...

Cilësi e garantuar!

Cilësia më e mirë është prioriteti ynë më i lartë – për gjënë më të vlefshme në jetë.

"Bujqësia e qëndrueshme ruan shëndetin e tokës sonë dhe kështu garanton që fëmijët dhe nipërit tanë do të mund ta përdorin gjithashtu këtë burim unik."

Të mendosh përpara për breza

Qëndrueshmëria nuk është moment historik që ne e arrijmë dhe e festojmë në një moment. Qëndrueshmëria është një çështje dhe rivlerësim i vazhdueshëm. Qëndrueshmëria është një udhëtim që sjell sfida dhe surpriza. Qëndrueshmëria është detyrë për brezat. U nisëm shumë kohë më parë dhe vazhdojmë.

Origjina e një ideje të madhe

Joseph Hipp prodhon ushqim për fëmijë me miell nga buka e rreshkur (miell fruku) në pastiçerinë e tij në Pfaffenhofen mbi Ilm dhe e shet atë në dyqanin e tij.


Kuizi HiPP mbush 125 vjet:

Përgjigjuni tash pyetjeve dhe fitoni!

Çdo muaj, ne dhurojmë gjashtë pako me produkte HiPP, për pjesëmarrësit në lojërat tona shpërblyese!

Ju urojmë shumë fat!


Historia e kavanozave të qelqit HiPP