Shishja – kështu është e shijshme
Foshnjet, që nuk ushqehen me gji ose vetëm pjesërisht ushqehen me gji, marrin përmes ushqimit të foshnjeve lëndë ushqyese të cilat janë të rëndësishme për atë fazë. Jo vetëm përgatitja e duhur e ushqimit por edhe dashuria e kujdesi janë poashtu vendimtar për zhvillimin e shëndetshëm të foshnjes.
Nëse një fëmijë tërësisht ose pjesërisht ushqehet me biberon, nuk do të thotë se ajo ka më pak përkushtim dhe dashuri. Përkundrazi: Merrni foshnjen Tuaj në duar sikur po i jepni gji dhe mundësisht mbani kontakt të vazhdueshm me sy. Foshnja, jo vetëm që ngopet por edhe kënaqet.
Përgatitja optimale
Gjatë përgatitjes së ushqimit të qumështit për foshnje, ju gjithmonë duhet ti ndiqni udhëzimet nga pakoja. Për furnizim me materjet ushqyese dhe kënaqshmërisë së përbërësve të tij, është me rëndësi që të jenë përmbushur sasia e specifikuar nga udhëzimi për pluhur dhe ujë. Gjithashtu kini kujdes ndaj disa rregullave të higjienës, sepse sitemi imun i foshnjes ende duhet të forcohet: biberoni të përgatitet vetëm para të ushqyerit, jo të përgatitet me rezerva. Duart, luga matëse si dhe të gjitha pjesët e biberonit duhet të jenë plotësisht të pastra dhe të terura. Uji i përdorur për ushqim, duhet të jetë i vluar.
Shija e kënaqshme e përfituar
Nëse ju i jepni fëmijës tuaj një biberon, për përdorim, nuk duhet të tejkalojë temperaturën 37° C (temperatura trupit). Disa pika nga biberoni në nyjen Tuaj, është një test i mirë: qumështi nuk duhet të jetë i nxehtë, por i ngrohtë. Sasia e pirjes së fëmijës ndryshon, në varësi të oreksit dhe kohës së ditës. Lejoni foshnjen Tuaj për të pirë derisa të ngopet. Mbetjet e tepricat e racionit, hidhni. Ushqimi nuk duhet të përdoret sërish.
Thithja e pastër, fëmijë të shëndetshëm
Të gjitha pjesët e shishes dhe biberonit pas çdo racioni duhet të jenë tërësisht të pastruara dhe të shpërlara. Biberoni duhet të pastrohet duke e vluar në ujë (kjo nuk rekomandohet për biberonin e silikonit). Duhet të përdorni vetëm lugën matëse për pluhur që vjen me pakon e ushqimit përkatës. Luga matëse duhet pastruar dhe sterilizuar. Pas përdorimit të lugës matëse, e pastroni me një peshqir të pastër kuzhine dhe ruajeni në vend të pastër dhe të thatë jashtë paketimit.