Ushqimi i rehatisë janë ushqime speciale që përdoren për trajtimin dietetik të fryrjeve të barkut, dhimbjeve të barkut, laktozës dhe kapsllëkut. Çrregullimet e tretjes nuk janë të rralla gjatë javëve dhe muajve të parë pas lindjes. Rreth 40% e foshnjave janë të prekura gjatë 6 muajve të parë të jetës së tyre.
Ushqimet speciale duhet të jepen vetëm pas këshillës nga mjeku. Prandaj, ju lutemi, konsultohuni me pediatrin tuaj para se të jepni ushqimin e veçantë për fëmijën Tuaj. Pasi pediatri të ketë përjashtuar mundësinë për ndonjë sëmundje, ai mund të vendosë nëse ushqimi i veçantë është i përshtatshëm për fëmijën tuaj.
Ushqimi special, HiPP Comfort, është i balancuar posaçërisht për t'iu përshtatur nevojave të foshnjave që vuajnë nga fryrja e barkut, koliku i laktozës dhe kapsllëku. Përbërja e veçantë e ushqimit special, apo I rehatisë, HiPP comfort, ka një efekt rregullues dhe lehtësues të stolit (fecesit). Ajo përmban një sasi të reduktuar të laktozës, yndyrës lehtë të tretshëm, proteina të ndara dhe Galacto-Oligosaccharide (GOS) vlefshme. Përveç kësaj, ajo përmban të gjitha lëndët ushqyese me rëndësi, kulturat natyrale të acidit laktik dhe LCP.