Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë, disa prej të cilëve gjenden edhe në qumështin e gjirit dhe janë ndër kolonizuesit natyrorë të zorrëve të njeriut. Qumështi i gjirit përmban kultura të ndryshme të acidit laktik (të tilla si bifidobakteriet dhe laktobacilet) që kalojnë tek foshnja gjatë ushqyerjes me gji dhe që vendosen në zorrë. Ato ndihmojnë për të larguar mikrobet e padëshiruara në zorrë. Kulturat e acidit laktik gjithashtu kanë efekt pozitiv në shëndet. Kulturat e acidit laktik ushqehen me fibra të tilla si GOS, të cilat janë të patretshme nga organizmi i njeriut.