Në varësi të moshës së tyre, foshnjat kanë nevojë për forma të ndryshme të suhqimit me përbërje të ndryshme për zhvillimin e tyre. Qumështi i gjirit përshtatet automatikisht dhe në mënyrë të përkryer me kërkesat e foshnjës gjatë gjithë periudhës së dhënies gji. Ushqimi apo formula "Pre" është e përshtatshme për foshnjat nga lindja për ushqim ekskluziv ose si ushqim shtesë. Ashtu si me qumështin e gjirit, i vetmi karbohidrat në të është sheqeri i qumështit (laktoza). Përveç kësaj, formula "Pre" përmban një sasi të përcaktuar ligjërisht të proteinave, yndyrave, karbohidrateve, vitaminave dhe mineraleve, për të siguruar furnizimin me lëndë ushqyese të foshnjës. "Pre" ushqimi apo formula është i hollë si qumështi i nënës dhe në muajt e parë mund të jepet "ad libitum", aq shpesh dhe aq sa kërkon foshnja.