Kulloshtra

Sistemi imunitar i foshnjës në mitër dhe menjëherë pas lindjes, ende nuk është në gjendje të luftojë në mënyrë të suksesshme kundër patogjenëve. Foshnja varet nga ajo që njihet si "imuniteti pasiv". Ky funksion mbrojtës sigurohet nga antitrupat e nënës dhe nga substancat tjera imunologjikisht aktive, të cilat foshnja i merr përmes qumështit të gjirit. Veçanërisht kulloshtra është e pasur me antitrupa, si para qumësht, i cili prodhohet nga gjëndrat e qumështit në orët e para dhe ditët pas lindjes, përmban një sasi veçanërisht të lartë të këtyre antitrupave të rëndësishëm.