Me emërtimin Flora e zorrëve, ose mikrobiota e zorrëve, përshkruajmë të gjitha mikroorganizmat që ndodhen në zorrë. Te foshnjat, flora e zorrëve duhet së pari të vendoset dhe të zhvillohet. Studimet e ndryshme tregojnë tashmë se kolonizimi i zorrëve fillon në mitrën e nënës. Flora e zorrëve te një foshnje ndryshon me kalimin e kohës. Flora e shëndetshme e zorrëve është bazë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Kështu bakteret e mira të zorrëve (të tilla si BifidobakteriaBifidobakteriet , Lakto bacilet) janë të rëndësishme për luftimin e baktereve patogjene. Në këtë mënyrë, infeksionet mund të shmangen. Përveç kësaj, flora e zorrëve e mbështet zhvillimin e sistemit imunitar, i cili në lindje është ende i pafuqishëm.