Grupi i bifidobaktereve përbën pjesën të madhe të kulturave mbrojtëse "të mira" të dobishme në traktin gastrointestinal të foshnjave që ushqehen me gji. Ato e marrin emrin nga forma e tyre: në latinisht, "bifidus" do të thotë "ndarje" ose "formë piruni". Bifidobakteret janë kultura natyrale të acidit laktik, të cilat kryesisht gjenden në zorrë të trashë, nxisin tretjen e shëndetshme, si dhe forcimin e sistemit imunitar. Ekzistojnë lloje të ndryshme bifidobakteresh, të cilat mund të jenë individualisht të ndryshme. Në qumështin e gjirit, gjenden fibrat prebiotik(oligosakaridet e qumështit të gjirit) të cilat sigurojnë rritjen e mirë të bifidobaktereve në zorrën e fëmijës. Një efekt i ngjashëm arrihet me ushqimin për foshnja në të cilën shtohen Galakto-Oligosakaridet (GOS)ose Frukto-Oligosakaridet (FOS).