Alergjia

Alergjia është reagim mbrojtës shumë i ndjeshëm i sistemit tonë imunitar  ndaj substancave të huaja, por në të vërtetë të padëmshme që gabimisht klasifikohen si të dëmshme - të ashtuquajturit alergjenë.

Alergjitë janë dukuri gjithnjë e më e zakonshme, e cila aktualisht prek rreth 3% të foshnjave në Evropë. Si rezultat i alergjisë, ato mund të vuajnë nga skuqja (dermatit atopik), ënjtja rreth buzëve dhe diarre. Alergjitë ndaj lëndëve ushqimore në fëmijëri shpesh "rriten" sërish, por nganjëherë ato shfaqen në fazën e parë, përpara sëmundjeve tjera alergjike, të tilla si alergjitë e polenit (shkuarje apo kruajtje e hundës, skuqje e syve, lotim...) dhe astma.

Si mund ta forconi sistemin imunitar të foshnjave dhe kështu t’i mbroni nga alergjitë?

Sistemi i fortë imunitar që është i armatosur mirë kundër alergjenëve është i lidhur, ndër të tjera, me një florë të shëndetshme dhe funksionale të zorrëve. Flora e shëndetshme e zorrëve përmban baktere të shumta të mira, të tilla si laktobacilet dhe bifidobakterja (bakteret e acidit laktik). Ato formojnë një lloj muri mbrojtës në zorrë dhe ndihmojnë në largimin e mikrobeve të dëmshme. Mbështetja e zhvillimit të një flore të shëndetshme të zorrëve që nga lindja, është thelbësore për parandalimin e suksesshëm të alergjive te fëmija juaj.

Më shumë rreth temës së alergjive

A e dini?

Në veçanti, foshnjat e lindura me prerje cezariane, kanë përqindje më të lartë të rrezikut nga alergjitë. Arsyeja për këtë është flora e ndryshuar e zorrëve: tek foshnjat që kanë lindur me prerje cezariane, flora e zorrëve është shumë e ngjashme me bakteriet e lëkurës së nënës. Një foshnje që lind në mënyrë të natyrshme, flora e zorrëve është e ngjashme me florën vagjinale të nënës dhe përmban më shumë laktobacile dhe bifidobaktere.