Pse fëmija juaj ka nevojë për 7 herë më shumë vitaminë D?
Dieta e parë e foshnjës tuaj është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e saj.
Foshnja juaj do të fillojë të eksplorojë në mënyrë aktive botën rreth vetes. Por edhe nëse foshnja juaj tashmë ka një oreks të madh, ajo ende është foshnje. Kjo është arsyeja pse dieta e përshtatshme për moshën është shumë e rëndësishme derisa fëmija juaj të ketë arritur moshën e shkollës fillore. Për formimin e eshtrave të shëndetshëm, i vogli juaj ka nevojë, për kilogram të peshës, 7 herë më shumë vitaminë D se sa ju.
Kalciumi dhe vitamina D janë të rëndësishme pasi ato i bëjnë eshtrat më të forta.
Kalciumi është gurë themeli i rëndësishëm për eshtrat. Vitamina D është thelbësore për zhvillimin normal të eshtrave dhe dhëmbëve dhe për rritjen e sistemit imun, i cili ende nuk është zhvilluar plotësisht deri në vitin e tretë të jetës. Përveç vitaminës D, vitaminat A dhe C, gjithashtu ndihmojnë për të mbështetur sistemin imun.
Edhe pse trupi ynë në vetvete mund të prodhojë vitaminë D, ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është një mënyrë për të ndihmuar në rritjen e nivelit të vitaminës D. Kjo nuk është gjithmonë e mundur, sidomos gjatë muajve të dimrit, prandaj burimet tjera të vitaminës D janë të rëndësishme. Ka disa ushqime që mund ta furnizojnë trupin tonë me sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine esenciale. Në teori, pa ekspozim të fëmijës ndaj diellit, ai do të duhet të hajë 10-12 vezë, 1 kg kërpudha, 1.5 kg djathë dhe më shumë se 125 g salmon.
Një studim i kohëve të fundit gjithashtu tregoi efektin e stinëve të ndryshme të vitit. Aty u dëshmua se nivele të mjaftueshme të vitaminës D te fëmijët u arritën vetëm gjatë verës, pasi më shumë se 90% e kësaj vitamine prodhohet në lëkurë dhe vetëm 5-10% absorbohet nga ushqimi.
Me HIPP 3 Junior COMBIOTIK®, megjithatë, mund ta përmirësoni këtë. Një studim i vitit 2013 nga Hower et al. zbuloi se rënia e niveleve të vitaminës D te të vegjlit gjatë dimrit, mund të parandalohej me HiPP JUNIOR COMBIOTIC® 2+. Për më tepër, ishte e mundur edhe rritja e nivelit të vitaminës D.