Gjuha e trupit të bebes
Megjithëse bebja nuk mundet ende të flas, ajo gjen një rrugë tjetër për të shprehur nevojat dhe dëshirat e tyre: me gjuhën e trupit të tyre. Por çfarë do të thotë kur një fëmijë i fërkon ose shqelmon me këmbë?
Goja
Foshnja qesh ose buzëqesh: ky sinjal pothuajse nuk mund të keqinterpretohet. Kur një foshnje buzëqesh, ndjehet mirë dhe e lumtur. Për këtë, nuk ka nevojë për ndonjë arsye të veçantë, foshnja juaj do t'ju jap sinjal: "Unë jam mirë!"
Kur bebja lëviz me buzë ose fut një gisht në gojë, shpesh është shenjë e urisë. Pas racionit të fundit, por ende nuk ka kaluar shumë kohë për të dhënë sinjale të urisë, bebja gjithashtu mund ta përdorë thithjen për vete si refleks instiktiv dhe për ta qetësuar veten.
Sytë
Sytë e zmadhuar, për juve duhet të kenë shumë kuptime. Por prindërit e zbulojnë shpejt nëse më i dashuri i tyre është duke shikuar diçka me kujdes, i lumtur, i shqetësuar apo i habitur nga diçka. Nëse sytë janë të zvogëluar dhe qepallat i ka të ulura për gjysmë, mund të jetë shenjë e mërzisë ose vetëm lodhje.
Vetullat e ngritura lart, shprehin habi tek më i dashuri juaj. Rrudhat rreth syve dhe ballit kanë tendencë të japin sinjal se foshnja juaj nuk ndjehet mirë.
A ka foshnja juaj vështrim të ftohtë, sikur do të shkyçet nga ju, qetësohuni, foshnja me dëshirë dëshiron të ketë qetësi.
Duart dhe këmbët
Nëse foshnja juaj godet shumë me duar dhe këmbë, mund të jenë shumë arsye. Për të shpjeguar me saktësi goditjen, gjithmonë duhet të vëzhgoni sjelljen e më pastajme të foshnjës. Ndonjëherë foshnjat vetëm përpiqen të tërheqin vëmendjen dhe të jenë të zënë me diçka.
Nëse foshnja juaj buzëqeshë kur godet me duar apo me këmbë, dhe duket shumë e shqetësuar, kjo mund të jetë shenjë se asaj i pengon diçka, ndonjë kundërmim apo fryrje e pakëndshme.
Bebja juaj e dashur që qesh dhe tallet me goditje, kjo tregon vetëm gëzimin e pastër të jetës.
Gjuha e trupit te një foshnje është e veçantë dhe jo gjithmonë e kuptueshme. Si një prind, ju duhet të mësoni sa më shpejt ta kuptoni atë që më i dashuri juaj do t'jua thotë juve.