Kur dhe si të ndërprehet gjidhënja (zvordhja)
Koha për zvordhje duhet ti përshtatet Juve dhe foshnjes.
Kohë të prerë ideale për zvordhje nuk ka. Disa foshnja, dëshirojnë që më gjatë të ushqehen nga gjiri i nënës se sa nëna e tyre e dëshiron këtë. Por, nevojat personale do të duhej këtu të jenë faktori kyç.
I ashtuquajturi „ushqimi shtesë“ për të cilin ka nevojë foshnja Juaj për qumësht është më së hershmi pas muajit të katërt dhe më së voni deri në muajin e shtatë për rritje. Zëvendësimi hap pas hapi i qumështit të gjirit bëhet me qull. Qasja e tillë është mënyra më e mirë e zvordhjes.
Përveç kësaj, ju mund të përdorni qumështin e mbetur - me kusht që fëmija tuaj dhe ju të jeni të kënaqur. Kur jeni të detyruar për të ndërprerë gjidhënjen ose keni dëshirë për të zëvendësuar ushqimin me gji- largohuni ngadalë (javë pas jave) me një ushqim në vend të qumështit të gjirit me anë të ushqimit qumështor për foshnja.
Nëse fëmija juaj nuk pajtohet me qumështin „e huaj“ ose biberonin, provoni me qumështin e gjirit nga biberoni ose lageni biberonin me qumështin tuaj të gjirit.
Kur foshnja juaj të jetë mësuar me shishen e biberonin, atëherë jepini përzierjen e qumështit për foshnje. Prodhimi i qumështit të gjirit zvogëlohet kur foshnja juaj do të thith më pak gji dhe ju përdorni më pak lëngje.