Hap pas hapi deri te mjeshtre e gjidhënjes
Të dhënit gji është ushqimi më i natyrshëm për fëmijën tuaj. Porsi mësimi i frymëmarrjes gjatë lindjes, kështu do të mësoni edhe se si foshnjes ti jepet gjiri. Jeni të pasigurt në lidhje me çështjet e të ushqyerit me gji, atëherë më se miri është që mamia t’ju vizitoj në shtëpi, shërbim të cilin ua paguan sigurimi shëndetësor. Mamitë janë të trajnuara posaçërisht që t’ju ndihmojnë edhe për çështjet e të ushqyerit me gji. Gjatë dhjetë ditëve të para pas lindjes, ju mund të pranoni këtë ndihmë çdo ditë si shpenzim të sigurimit shëndetësor. Adresat e mamive të pavarura, mund ti gjeni në faqet e verdha, nga shoqërimi me nënat apo tek mjeku Juaj.
- Ushqejeni foshnjen Tuaj gjithmonë, kur është e uritur. Kjo sinjalizon gjëndrat e qumështit të gjirit që të prodhojnë më shumë qumësht. Kështu do të keni sasi të qumështit sipas kërkesës së foshnjes.
- Gjejeni një vend të rehatshëm dhe të qetë ku mund ti jepni gji foshnjes Tuaj pa u shqetësuar.
- Koka e foshnjes Tuaj është në lakun e brendshëm të dorës dhe trupin e foshnjes e mban të përqafuar. Dora juaj mban pjesën e prapme të foshnjes. Me dorën Tuaj të lirë kapeni gjirin tuaj, gishti i madh i dorës është përmbi aureole të gjirit ndërsa pjesa tjetër e gishtërinjve janë në pjesën e poshtme të auroles. Afrojeni foshnjen te gjiri, kini parasysh që hunda të jetë e lirë.
- Të ushqyerit me gji si duhet është shumë e rëndësishme: Prekini buzët e foshnjes tuaj me majet e gjirit tuaj lehtë, derisa goja e foshnjes të hapet. Kujdesuni që të mos e shtrengojë me gojë majen e gjirit sepse mund ta lëndoj atë. Goja e fëmijës tuaj duhet ta mbulojë një pjesë të madhe të auroles së gjirit, në këtë mënyrë foshnja juaj do të ushqehet mirë dhe nuk do ta lëndoj majen e gjirit.
- Lëreni foshnjën tuaj të thith së pari vetëm nga njëri gji derisa të zbrazet qumështi: kjo është e rëndësishme, sepse rritet niveli i yndyrës së qumështit. Ky qumësht me sasi të madhe të kalorive është i rëndesishëm për foshnjen Tuaj sepse e ngop me yndyrna por edhe e shton në peshë. Më pas ndrrojeni anën e dhënjes së gjirit, derisa foshnja nuk ngopet dhe ndalon vet. Kur herën tjetër i jepni gji filloni me gjirin ku e keni ushqyer së fundit. Kjo është mirë për formimin e qumshtit.
- Për ta ndërprerë dhënjen e gjirit, vendoseni një gisht ndërmjet gojës së foshnjes dhe majës së gjirit që ta lironi nga presioni i shkaktuar nga foshnja Juaj. Kështu mund ta ndërpreni dhënjen e gjirit shumë më lehtë nga gjiri.
- Mos u dekurajoni, nese nuk funksionon menjëherë të ushqyerit me gji. Ju dhe foshnja juaj jeni ekipi unik dhe i veçantë. Si çdo ekip, keni nevojë për pak trajnim, deri sa të jeni në formë të plotë. Prandaj jepini vetes kohë dhe ruani qetësinë e trupit tuaj. Me shumë kënaqësi do t’ju ndihmoj mamia / këshilltarja për të ushqyerit me gji dhe do ti keni përkrah me këshilla. Këshillat tjera do ti gjeni në videon tonë për të ushqyerit me gji.