Përse duhet të keni kujdes kur rrjedhë qumështi i gjirit?
Edhe në javën e parë pas lindjes së foshnjës, ka shpesh situata të tilla si blerjet, terminet e vizitave mjekësore ose detyrimet shoqërore, të cilat kërkojnë mungesë më të gjatë nga shtëpia.
Shikoni nëse ju mund ta merrni foshnjën Tuaj me vete madje me ndonjë person tjetër përcjellës. Një vend i qetë, vend i veçuar për të dhënë gji gjendet gjithmonë. Nëse nuk është e mundur që ta merrni fëmijën tuaj me vete atëherë mund ta nxirrni më heret qumështin e gjirit me pompë. Mëpastaj, babai ose kujdestari tjetër, mund t’ia jap foshnjës qumështin e gjirit nga biberoni.
Qumështi i gjirit i nxjerrur me pompë, duhet të ruhet me shumë kujdes. Më së miri është të kërkoni ndihmën e mamisë.
Qumështi i gjirit i nxjerrur me pompë mund të ruhet ne biberon të pastruar mirë (qelq ose plastikë) në frigorifer, në temperaturën +4° C deri në +6° C (ju lutemi të matni temperaturën me termometër) mirë të mbyllur deri në 2 ditë pas nxjerrjes. Qumështi i gjirit nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit, por në pjesën e pasme të frigoriferit - sepse aty është më së ftohti.