Grupi i hulumtimit të qumështit të gjirit
Pas lindjes është hedhur themeli për një jetë të shëndetshme. Të ushqyerit luan një rol vendimtar. Qumështi i gjirit është më i miri për zhvillimin e foshnjes dhe në saje të përbërjes unike të tij është mbrojtësi i përkryer kundër alergjive dhe sëmundjeve.
Kështu, edhe fëmijët që nuk ushqehen me qumësht gjiri, në mënyrën më të mirë, ne tek HiPP-i kemi zhvilluar ushqimin për foshnje me cilësinë më të lartë dhe mundohemi që të jetë sa më afër mostres së qumështit të gjirit!
Grupi i hulumtimit të HiPP-it për të ushqyerit me qumështin e gjirit, merret me vite me përbërjen e qumështit të gjirit dhe ndikimit pozitiv të tij në shëndetin e foshnjes. Ekspertët ndërkombëtarë të fushës së të ushqyerit të foshnjeve së bashku me hulumtuesit shkencor të të ushqyerit të HiPP-it, diskutojnë për të arriturat aktuale në fushën e qumështit të gjirit, dhe sipas mundësive këto të arritura të merren parasysh gjatë zhvillimit të mëtejshëm të këtyre produkteve.
Kështu për shembull, në vitin 2007, janë përshkruar në kontekstin e këtij grupi kërkimor, kombinimi i qumështit të gjirit-fibrave dhe kulturave të acidit të qumështit ngjashëm me mostren e qumështit të gjirit si rrugë ideale për zhvillimin e ardhshëm të formulave për qumështin e foshnjeve.
Dy studime klinike, gjatë vitit 2010 deri në fillim të vitit 2011, janë paraqitur para publikut profesional, këto lanë përshtypje të mirë se si mund të përdorej ky ushqim si zëvendësim për qumështin e nënës për foshnjet që nuk ushqehen me qumësht gjiri.
Sot HiPP-i ofron lloje të reja të ushqimit për foshnjet si brendi i parë për nënat që ushqejnë me gji, gjithashtu si mundësi pas zvordhjes, që foshnja Juaj të ushqehet sipas modelit të qumështit të gjirit, ushqimi përmban mes tjerash materje të rëndësishme- fibra (GOS*) acidet natyrale të qumështit dhe omega 3, me rëndësi të veçantë.
* Galaktooligosakarid – i përfituar nga laktoza