Përbërësit e qumështit të gjirit
Të gjithë ushqyesit e rëndësishëm
Në muajt e parë të jetës, qumështi i gjirit është furnizuesi i vetëm i të gjitha lëndëve ushqyesve të rëndësishme që foshnja ka nevojë për rritjen e shëndetshme. Prandaj, është gjithashtu e rëndësishme që nënat gjatë gjidhënies të hanë ushqim të shëndetshëm e me kujdes dhe të balancuar. Fruta të freskëta, perimet, drithërat dhe të paktën një herë në javë peshk, janë të rëndësishme për ushqim te shëndetshëm dhe të ekuilibruar që edhe foshnja të furnizohet mirë me vitamina, minerale, mikroelemente dhe yndyrnat themelore.
Vetëm vitamina D dhe fluori mund t'i jepet foshnjes si profilaktik e shtesë e qumështit të gjirit.
Kur ka mangësi të vitaminës D, depërtimi i kalciumit në eshtra është i dobët dhe që mund të shfaqet si problem në të ardhmen. Në zonat me pak diell në dimër derisa dermatologët këshillojnë edhe ikjen nga rrezet gjatë verës, do të duhej që vitamina D të merret çdo ditë gjatë vitit të parë të foshnjes.
Gjithashtu, një dozë shtesë fluori është e dobishme për të zvogëluar rrezikun nga kariesi.
LCP (omega 3 dhe 6)
LCP (omega 3 dhe 6) ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit, të sistemit nervor dhe të shqisës së të pamurit.
LCP acidet yndyrore (apo LC-PUFA) janë zinxhir i shumëfishtë i pangopshëm i yndyrnave. Ato kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit, sistemit nervor dhe shqisës së të pamurit. Acidet kryesore yndyrore LCP, për zhvillimin e shëndetshëm, janë acidi arachidonic (AA) dhe acidi Docosahexaenoic (DHA). Këto janë gjithashtu të pranishme në qumështin e gjirit.
Omega-3 është veçanërisht e rëndësishme gjatë foshnjërisë për zhvillimin e trurit dhe qelizave nervore. Sepse në dy vitet e para të jetës, truri rritet dhe piqet në një shkallë të caktuar në mënyrë që marrja e rregullt e omega-3 acide yndyrore është veçanërisht e rëndësishme: 0,5% të nevojave energjike të përditshme të një foshnjeje duhet të jetë i mbuluar me acidet yndyrore omega-3.
Kulturat natyrore të acidit laktik
Qumështi i gjirit përmban kulturat e ndryshme të acidit laktik, foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri, marrin ndihmë për florën e shëndoshë të zorrëve. Nëna nëpërmjet qumështit të gjirit ia jep tutje foshnjes kulturat mbrojtëse të acidit laktik.Kulturat mbrojtëse nga qumështi i gjirit shtrihen në zorrë dhe mund të parandalojnë përhapjen e baktereve të padëshiruara ose sëmundjet në zorrë. Foshnjet e ushqyera me gji kështu kanë mbrojtje, sepse 70% e sistemit imunitar gjendet në zorrë.
Qumështi i gjirit- fibrat
Qumështi i gjirit- fibrat (qumësht oligosakarid) shërbejnë si ushqim për kulturat mbrojtëse të acidit laktik, duke kontribuar për florën e shëndetshme të zorrëve.
Substanct tjera të vlefshme mbrojtëse në qumështin e gjirit
Me qumështin e gjirit foshnja merr materjet tjera të rëndësishme që kontribuojnë në zhvillimin e saj të shëndetshëm.
Këtu janë disa shembuj:
- • Antitrupat (imunoglobulina) ose lysozymet: veprojnë drejtpërdrejt kundër baktereve
- • Antioksidant dhe neurotransmetues të ndryshëm: ndihmojnë për mbrojtje nga infeksionet
- • Laktoferin: ndihmon trupin për të absorbuar hekurin dhe vepron gjithashtu kundër baktereve
- • Disa përbërësve të qumështit të gjirit ende nuk ju dihen funksionet
- • Shumë përbërës tjerë të qumështit të gjirit janë ende plotësisht të pastudiuar.