Shishja

Sa duhet të jetë uji i nxehtë për tretjen e pluhurit të qumështit?

Ju lutem mos e përdorni ujin valë për tretjen e pluhurit të qumështit, që vitaminat dhe kulturat natyrore të qumështit të mos dëmtohen. Përdorni ujin e vluar, që ka nxehtësinë rreth 40° deri 50° C. Kështu, ushqimet e qumështit HiPP treten më së miri. Për të pasur temperaturën e dëshirueshme prej 40° -50°C, vendosni shishen matëse me ujin e freskët të vluar për disa minuta në enën me ujë të ftohtë.Si mund ta përcaktojë temperaturën e duhur për pirje?
Temperatura e duhur për pirjen e ushqimit të shishes mund të vërtetoni: Hedhni disa pika qumështi nga shishja në shpinën e dorës tuaj. Temperatura e qumështit duhet të jetë e këndshme.

A mund të përgatis ushqimin e qumështit me mikrovalë?

Nëse ushqimi i qumështit është përgatitur sipas udhëzimeve të dhëna në paketë, ngrohja me mikrovalë nuk është e nevojshme, sepse ushqimi i përgatitur në shishe ka temperaturën e duhur.

A duhet që ta ruaj të ngrohtë ushqimin e qumështit?

Ushqimi i qumështit i përgatitur duhet të përdoret menjëherë për arsye higjenike. Nëse foshnja Juaj nuk e pi tërë sasinë e ushqimit nga shishja, ju lutem përgatitni sërish ushqim të freskët për përdorim në shishe.

Ruajtja

Përmbajtja e pakos së qumështit të hapur, duhet të përdoret brenda 3 javësh. Me qeskat e foljeve garantohet mbrojtja e freskisë dhe aroma optimale. Në përgjithësi, ushqimet e qumështit ruhen dhe deponohen në vend të ftohtë (temperaturë të dhomës), të terur dhe jo afër materjeve me erë të rëndë apo lëndët ushqimore. Për ruajtjen më të mirë, HiPP ka një pako të veçantë HiPP Milchbox.