Sasia e pirjes
A duhet që foshnja ime të pijë tërë sasinë e shishes?
Oreksi i foshnjes mund të luhatet, çdo foshnje ka nevoja të ndryshme. Në paketimin e ushqimit të qumështit janë shënuar sasitë mesatare të pirjes së foshnjes sipas moshës së saj. Foshnjet e dinë mirë, sa kanë nevojë për të pirë, e rregullojnë vet sasinë që duhet të pijnë. Mbetja e ushqimit në shishe nuk duhet t'ju shqetësoj, sepse kjo tregon se foshnja Juaj tashmë është ngopur. Mbetjet e ushqimit nuk duhet të përdoren sërish për ta ushqyer foshnjen.
Për sa shishe ushqim në ditë ka nevojë foshnja ime?
Si me të ushqyerit me gji për fëmijët, ashtu edhe foshnjet të cilat ushqehen me shishe, numri i racioneve të ushqimit dallon shumë. Numri i shisheve të ushqimit varen nga mosha e fëmijës, duke e reduktuar p.sh. me zgjerimin e ushqimit shtesë, plotësues. Pikë nismëtare rekomanduese për Juve e gjeni të shkruar në secilin ushqim qumështi të HiPP-it.