Higjiena
Shishja dhe biberoni pas çdo racioni duhet të pastrohen fort dhe të dlirën nga bakteriet:
1.Shishen dhe pajisjet pas çdo racioni duhet të pastrohen me brushë.
2.Biberoni të shpërlahet me krip, të fërkohet dhe shpërlahet.
3.Goma thithëse duhet të vlohet në ujë (për gomat e silikonit nuk rekomandohet).
4. Deri në përdorimin tjetër, të ruhen të mbështjellura në peshqir kuzhine apo kuti të mbyllur. Kontrolloni rregullisht gjendjen e biberonit. Goma thithëse mund të jetë poroze. Kafshimi dhe gërvishjet në gomën thithëse mund të jenë shenja të dëmtimit. Për siguri, gomat e tilla duhet të mënjanohen menjëherë dhe të ndërrohen. Luga matëse (nga plastika), për matjen e pluhurit të qumështit të mos sterilizohet dhe të mos pastrohet me lavapjatë. Ky lloj i pastrimit për lugën nuk është i nevojshëm. Luga matëse pastrohet me dorë, shpërlahet dhe teret mirë. Lugët e dëmtuara nuk duhet të përdoren. Kërkoni te pajisjet, një lugë tjetër matëse të ushqimit të qumështit HiPP pranë servisit për prindër HiPP.