Ushqyerja me shishe

Një udhëzues hap pas hapi për të bërë një shishe.

Është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet në paketim dhe të përdorni vetëm lugën e dhënë në pako kur matni pluhurin. Të gjitha pajisjet e ushqimit duhet të lahen plotësisht dhe të sterilizohen para përdorimit.

Përgatitja hap pas hapi:

  • Lani duart dhe sigurohuni që të gjitha pajisjet janë të pastra dhe të sterilizuara sipas udhëzimit të prodhuesit.
  • Vloni ujin e rrjedhshëm dhe të freskët dhe lëreni të ftohet për jo më shumë se 30 minuta.
  • Matni sasinë e kërkuar të ujit në një shishe të sterilizuar, duke ndjekur udhëzimin e prodhuesit  në paketim.
  • Duke përdorur lugën e dhënë në paketim, shtoni numrin e sakt të pluhurit - 1 lugë pluhur për 30ml ujë.
  • Vendosni kapakun e shishes dhe shkundeni për reth 15 sekonda deri sa masa të homogjenizohet 
  • Ftoheni qumështin deri në temperaturën normale të pijes (rreth 37 ° C) në ujë të ftohtë dhe të rrjedhshëm.

INFORMACION I RËNDËSISHËM

Përgatitni  qumësht  vetëm sa ka nevojë, përdoreni atë menjëherë dhe përfundimisht brenda dy orëve.

Përgatitja e shishes paraprakisht

Kur  qumështi nuk mund të përgatitet nga prindërit aty për aty, për  arsye të ndryshme NHS këshillon:

Përgatiteni  qumështin në shtëpi dhe lëreni të ftohet në frigorifer për 1 orë. Merreni atë nga frigoriferi para se të niseni dhe vendoseni në një çantë ftohëse me një pako akulli dhe përdoreni atë brenda  4 orëve. Nëse nuk mund të futet në frigorifer përdoreni  brenda 2 orëve.

Ruajtja e formulës së përgatitur dhe afati i përdorimit

  • Në frigorifer – përdoreni brenda 24 orëve.
  • Në çantë ftohëse me pako akulli – mund të përdoret brenda 4 orëve.
  • Në temperature dhome - brenda 2 orëve.

Përgatitja e formulës së qumështit kur keni për të udhëtuar

Nëse prindërit duhet të ushqejnë foshnjën e tyre larg shtëpisë, ata duhet të marrin pajisjet si më poshtë:

  • Një kuti e vogël  dhe e pastër për mbajtjen e qumështit pluhur dhe sasinë e matur të qumështit pluhur.
  • Një shishe të pastër me ujë paraprakisht të vluar. Nëse shishja është e mbyllur mirë, uji do të mbajë nxehtësinë nën 70°C për disa orë.
  • Një shishe për qumësht me kapak e cila paraprakisht është pastruar dhe sterilizuar
  • Ushqimet e freskëta duhet të bëhen vetëm kur foshnja ka nevojë për atë. Uji duhet të jetë ende i nxehtë kur përdoret, për të shkatërruar çdo bakter në pluhurin e formulës.