Ushqimi organik - Rëndësia e tij për foshnjet
Trupat e foshnjave janë të papjekur dhe të ndjeshëm - organet e tyre, sistemet imunitare dhe sistemet tjera trupore janë duke u zhvilluar, prandaj është e rëndësishme që ata të ushqehen me ushqimet më të pastra dhe më të sigurta. Një dietë e pastër, organike mund të jetë më e dobishme gjatë muajve të parë të jetës sesa në çdo kohë tjetër.
Ushqimet jo-organike mund të përmbajnë materie të dëmshme kimike të pesticideve dhe shtesa të tjera të padëshiruara.
Sistemi I tretjes tek foshnjet është më I zhvilluar se sa tek adultët sa I përket përthithjes së ushqimit.Kjo është një gjë e mirë kur ushqimet që ato konsumojnë janë të sigurta,por jo edhe kur ushqimet përmbajnë mbetje materiesh të pesticideve.
Veshkat e foshnjave janë akoma të pazhvilluara sa duhet dhe jo shumë efektive në ekskretimin e substancave të dëmëshme, kështu që toksinat mbeten më gjatë në trupin e tyre.
Përderi sa e kemi shumë të vështirë t’I shmangemi ekspozimit të foshnjeve dhe fëmijëve nga toksinat e ambientit, të paktën mund të marrim vendime se me çfar mund t’I ushqejmë.Mënyra më e mirë e parandalimit nga ekspozimi ndaj këtyre kemikateve të dëmshme është zgjedhja e dietave organike.
Zgjedhja për të ushqyer fëmijën tuaj në mënyrë organike mund të jetë mënyra e vetme më e rëndësishme për t'u dhënë atyre fillimin më të mirë në jetë. Dr Vyvyan Howard, MB ChB PhD FRC Path., Universiteti i Liverpoolit.