Proteinat në formulat e foshnjave
Proteinat dhe mbipesha në fëmijërinë e hershme
Proteinat janë esenciale për rritjen e një foshnje.Foshnjet të cilat ushqehen me gji marrin sasi të vogël të proteinave por me kualitet të lartë. Për krahasim foshnjet të cilat ushqehen me shishe marrin rreth 80% më tepër proteina. Rreziqet e mundshme nga kjo marrje e tepruar e proteinave nuk kanë shtuar vëmendje deri më tani. Të dhënat e fundit shkencore kanë treguar se marrja e tepruar e proteinave mund të ketë pasoja : gjegjësisht në paraqitjen e obezitetit të hershëm në terma afatgjatë.
Gjidhënja , ulë rrezikun e mbipeshës tek foshnjet
Shumë studime epidemiologjike kanë treguar se foshnjet që ushqehen me gji janë dukshëm më pak të rrezikuara nga prekja e mbipeshës në jetën e mëvonshme krahasuar me foshnjet që ushqehen me shishe.Kjo për arsyje se foshnjet që ushqehen me gji marrin më pak proteina . Sa për infomimin tuaj qumështi i gjirit përmbanë rreth 1.7g/100kcal proteina ndërkaq formulat e qumështit deri në 2.5g/100kcal. Të mos flasim për qumështin e lopës i cili nuk është i adaptuar fare për foshnja
Në mënyrë që foshnja të furnizohet me amino acidet esenciale në mënyrë optimale për rritjen e saj, Ligji kërkon që numri i protinave në formulat e qumështit të jetë mes 1.8-3g /100kcal ku për reduktimin mes 1.8 deri në 2g/100kcal duhet të paraqiten studimet relevante mbi efikasitetin dhe sigurinë.
Rekomandimet nga Ekspertët Mjekësorë
Marrja e proteinave në foshnjëri duhet të jetë sa më e përafërt me nevojat fiziologjike të foshnjës suaj.Marrja e një sasie të vogël të proteinave përmes stimulimit për gjidhënje apo edhe reduktimi i proteinave në formulat e qumështit për foshnja do të ishte një kontribut i madh mbi parandalimin e paraqitjes së mbipeshës në fëmijëri të hershme .Ekspertët rekomandojnë që sasia e proteinave në formulat e foshnjave të jetë afro 1.8g/100 kcal.
Formula HiPP 1 combiotik ka të reduktuar përmbajtjen proteinike në 1.89 g/100kcal duke i përcjellë kështu rekomandimet e ekspertëve dhe ka një protinë kualitative nga laktalbuminat. Studimet mbi sigurin dhe efikasitetin e këtij reduktimi janë vërtetuar klinikisht.