Arsyet e kapsllëkut dhe si ta ndihmoni foshnjën Tuaj!
Çfarë është kapsllëku?
Kapsllëku është gjendje e përcjellur me defekim të rrallë dhe /ose të dhimbshëm. Kapsllëku është i përhapur në rreth 5-30% të fëmijëve, varësisht nga kriteret e përdorura për diagnostikim. Mënyra më e mirë për të parandaluar kapsllëkun është inkurajimi i nënave për gjidhënie, pasi që foshnjet e ushqyera me gji kanë tendencë më të madhe të lëvizjes së zorrëve dhe kapsllëku është gjendje jo e zakonshme tek këto foshnje. Nga java e katërt e jetës, shumica e foshnjeve defekojnë 1-5 herë në ditë e cila varion nga e butë deri në të fortë. Disa foshnje që ushqehen me gji kanë tendecë më të rrallë të defekacionit diku deri në një herë në tre ditë. Përderisa feçet duken të buta, çështja nuk ka të bëjë me konstipacionin (kapsllëkun).
Çfarë e shkakton kapsllëkun?
Shkaktari nuk është i njohur plotësisht, por disa prej faktorëve përfshijnë: ethet, dehidrimi, ndryshimet në dietën e foshnjës, shkaqe psikologjike, dhimbja, disa barëra dhe historia familjare e konstipacionit. Tabela e formës së feçeve nga Bristol është një udhëzues i vlefshëm vizual për të i ndihmuar prindërit në diagnozën e kapsllëkut. Identifikimi i hershëm i kapsllëkut dhe trajtimi efektiv mund të përmirësoj rezultatet.
Këshilla për prindërit:
Mjeku ose pediatri mund t’i përshkurajnë foshnjes suaj laksativë për trajtimin e gjendjes së konstipacionit (kapsllëkut). Nëse nga mjeku ose pediatri përjashtohen shkaqet patologjike të shkaktimit të kapsllëkut, atëherë këshillat për prindërit jan