Fillimi me ushqime shtesë
Kur duhet të fillohet dhënja e ushqimit shtesë?
Shenjat kur foshnja është gati për ushqime shtesë
Diku rreth moshës 4-6 muajshe foshnjet zakonishtë janë të gatshme t’I provojnë ushqimet solide.Në vazhdimësi do t’I cekim disa shenja që foshnjet shfaqin kur janë të gatshme për të provuar ushqimet shtesë ashtu që prindërit të kenë mundësi t’I identifikojnë ato.
Sipas rekomandimeve nga departamenti shëndetësorë , çdo foshnje duhet të ushqehet vetëm me gji deri në 6 muaj, periudhë kjo pas së cilës mund të fillohet me ushqime shtesë.Sidoqoftë , foshnjet janë të ndryshme dhe prindërit mund të zbulojnë nëse foshnjet e tyre janë të gatshme për të shijuar ushqime shtesë më herët .
Disa shenja treguese
Çdo foshnje është e ndryshme nga njëra tjetra , por ka tre shenja të qarta që së bashku tregojnë se një foshnje është gati për ushqime të ngurta së bashku me qumështin e gjirit ose formulën. Është shumë e rrallë që këto shenja të shfaqen së bashku para se një foshnje të jetë gjashtë muajs
- Ata mund të qëndrojnë në pozicion të ulur dhe të mbajnë kokën e tyre të qëndrueshme
- Ata mund të bashkërendojnë sytë, duart dhe gojën e tyre në mënyrë që ata të mund të shohin ushqimin, ta marrin atë dhe ta vënë atë në gojë, pa I ndihmuar fare.
- Ata mund të gëlltisin ushqimin. Foshnjat që nuk janë të gatshëme do të shtyjnë ushqimin me gjuhën e tyre
TË MOS FILLOHET SHUMË HERËT:
Shumë foshnje rreth muajit të katërt kanë një rritje të vrullshme dhe ndihen vazhdimisht të uritura, por edhe pse duken se janë gati të ushqehen me ushqime shtesë nuk preferohet tu jepet foshnjeve ushqime shtesë para moshë 17 javore ( 4 mujashe) Sistemi tretës I foshnjeve akoma mund të mos jetë zhvilluar sa duhet dhe ushqyerja e tyre me çfardo lloj ushqimi shtesë përveç qumështit mund të jetë tejet e dëmshme.
TË MOS FILLOHET SHUMË VONË:
Edhe pse foshnja nuk tregon kurfar shenjash se është e gatëshme për ushqime shtesë,rekomandohet të fillohet me ushqime shtesë nga mosha 6 muaj sepse ushqimi shtesë nga kjo periudhë është hap I rëndësishëm për zhvillimin e tyre.Vonesa me ushqime shtesë mund të shaktojë deficiencë të disa elementeve të rëndësishme ushqyese siç është hekuri.