Dhimbjet e barkut - Kolikat
Çfarë janë kolikat?
Kolikat – termi i cili përdoret për të përshkruar të qarit e tepruar të foshnjës përkundër asaj që foshnja duket se është e shëndetshme dhe duke lulëzuar. Është një problem i zakonshëm i cili prek një në pesë foshnje. Foshnjet të cilat mund të kenë kolika (dhimbje të barkut) mund të duken sikurse në ankth por shpërthimet e të qarave të tyre nuk janë të dëmshme dhe foshnjet duhet të vazhdojnë të ushqehen dhe të fitojnë peshë si zakonisht.
Simptomat e tilla kanë tendecë ti fillojnë kur foshnja juaj ka mbushur disa javë dhe zakonisht ndalojnë kur ajo është 3-4 muajshe apo më së largu deri në muajin e 6-të.
Kush i shkakton kolikat?
Shkakëtari i kolikave abdominale akoma nuk është i njohur, teori të ndryshme supozojnë se shkaktarë mund të jenë problemet në tretje, ndjeshmëria e zorrëve ndaj disa proteinave dhe sheqernave te cilat gjenden ne qumështin e gjirit dhe ne qumështin formulë. Kolikat abdominale prekin ngjashëm si vajzat ashtu edhe djemtë dhe gjithashtu prekin ngjashëm edhe foshnjet që ushqehen me gji si dhe ato me qumësht formulë.
Diagnoza dhe trajtimi:
Udhëzimet e fundit (ROMA IV3) i përkufizojnë kolikat si episode të të qarit ose shqetësime / pakënaqësi pa një shkak të dukshëm që zgjasin 3 ose më shumë orë në ditë dhe që ndodhin të paktën 3 ditë / javë për të paktën 1 javë.
Simptomat e Kolikave
• Periudha intensive të të qarit
• Të qarit në pasditen e vonshme apo në mbrëmje për disa orë
• Skuqje e fytyrës gjatë të qarit
• Shtrëngimi i grushtave, mbledhja e gjunjëve në drejtim të barkut kur ato qajnë
Këshilla për prindërit nga NICE dhe NHS
• Pediatri juaj do të ju siguroj se foshnja juaj është mire dhe ju nuk jeni duke bërë gabimisht asgjë dhe se kolikat janë një periudhë normale dhe kalimtare.
• Mbani foshnjen tuaj në krahë kur ajo qanë
• Lëkundeni atë lehtë mbi supet e juaja
• Bëni foshnjes banjë të ngrohtë
Këshilla për nënat gjidhënëse
• Zvogëloni marrjen e kafeinës, ushqimin me erëza dhe ushqimin djegës
• Ndaloni përdorimin e alkoolit
• Sipas këshillave mjekësore, nënat gjidhënëse mund të provojnë heqjen e produkteve të qumështit nga dieta e tyre për një javë ose dy për të parë nëse simptomat përmirësohen pasi është e mundur që foshnja mund të ketë një intolerancë afatshkurtër ndaj proteinave që gjenden në qumështin e lopëve dhe produktet e tjera të qumështit.
Këshilla për prindërit që ushqejnë foshnjet me shishe
• Parandaloni thithjen e ajrit duke e ushqyer foshnjen në një pozitë më të ngritur.
• Mbani foshnjen në krahëror pas ushqyerjes në mënyrë që ajo të gromësijë.
• Përdorni cuclla që kanë vrimë për rrjedhje më të shpejtë në mënyrë që mos të thithin ajër gjatë ushqyerjes.
Prindërit duhet të inkurajohen që të kujdesen për mirëqenien e tyre duke pushuar kur fëmija është në gjumë, duke u kërkuar miqve dhe familjes për mbështetje, dhe duke shmangur izolimin duke u takuar me prindërit me foshnje që kanë moshë të ngjashme.
Trajtimi mjekësorë:
Pasi që kolikat përmirësohen vetëvetiu me kalimin e kohës, trajtimi mjekësorë nuk është i nevojshëm apo i rekomandueshëm, por megjithatë nëse për prindërit është e vështirë të përballen me foshnjet atëherë NHS ju këshillon konsultat me një pediatër gastroenterolog apo farmacist.
Menaxhimi dietetik
Për foshnjet që ushqehen me formulë - Confort formulat janë formula speciale për foshnje, të kategorizuara si ushqim special për qëllime mjekësore të veçanta. HiPP Confort është një formulë e lehtë ushqyese për foshnja e përshtatshme për menaxhim të kolikave dhe kapësllëkut tek foshnjat. Confort formulat nga HiPP janë në dispozicion edhe në Kosovë dhe rekomandohen të përdoren vetëm nën rekomandimin dhe mbikëqyrjen e mjekut.