Çka është alergjia?

Para fillimit të shekullit 21, parandalimi i alergjisë ishte besuar se mund të arrihet përmes shmangies nga alergjenët, pra duke e shmangur ushqyerjen me ushqime shtesë. Rekomandimet e reja nga profesionistët shëndetësorë kanë ndryshuar këtë paradigmë drejt një tolerance të ushqimit edhe për këto foshnje.

Kur foshnja ka një reaksion alergjik, kjo është rezultat i një përgjigje të papërshtatshme nga sistemi i saj imunitar. Sistemi imunitar është programuar për të luftuar sëmundjen, por nganjëherë reagon ndaj një substance të padëmshme, si poleni, sikur të ishte një parazit invadues, virus ose bakter. Për të luftuar përsëri, sistemi imunitar mbiprodhon proteina mbrojtëse të quajtura antitrupa. Ky mbiprodhim shkakton ënjtje dhe inflamim të indeve - për shembull, rrjedhjet e hundës. Reagimi alergjik i fëmijës suaj mund të përsëritet sa herë që ai është i ekspozuar ndaj çfarëdo alergjeni që ka shkaktuar atë.

Prindërit shpesh nuk e kuptojnë se rrjedhjet e hundës, skuqja, dhimbjet e barkut apo edhe ngërçet mund të jenë një sinjal i alergjisë, sepse shpesh këto simptoma ngatërrohen me të ftohurit e zakonshëm.

Megjithatë këto simptoma nëse janë afatshkurtëra mund të i atribuohen ftohjes kronike por nëse gjatë një periudhe këto simptoma vazhdojnë të jenë prezente atëherë është mirë që të konsultoheni me pediatrin për ndonjë rrezik të mundshëm që foshnja juaj po zhvillon një alergji.

Parandalimi primar

Të gjitha masat parandaluese që merren tek rastet e alergjisë janë të rëndësishme sidomos masat primare parandaluese.Kjo është veçanërisht efektive ne grupet e foshnjeve të rrezikuara për zhvillim të alergjisë për shkak të predispozitave gjenetike familjare për zhvillim te sëmundjeve atopike të lëkurës gjegjësisht dermatit atopik.
Të rrezikuara për alergji janë ato foshnje ku së paku njeri prej prindërve apo vllezërve – motrave kanë vuajtur nga alergjia (dermatiti atopik, astma etj).
Padyshim qumshti i gjirit është mbrojtja më e mirë e një foshnje ndaj alergjenëve andaj rekomandimet e ekspertëve janë që foshnjet të ushqehen me gji për së paku 6 muaj nëse është e mundur .

 

Alternativa e vetme e testuar shkenctarisht – HA formula 

Për të gjitha ato foshnje të cilat kanë predispozitë për zhvillim të alergjive dhe nuk mund te ushqehen me gji , alternative e vetme janë formula hipoalergjenike.Me rëndësi të madhe është zgjedhja e formulës hipoalergjenike e cila eshte vertetuar klinikisht dhe ka bazë shkencore.

HiPP HA Combiotik është formulë e cila eshte testuar klinikisht ne disa studime prospektive dhe efikasiteti I kësaj formule po vazhdon të vërtetohet edhe në shumë studime tjera. Gjithashtu përdorimi I LCP , Prebiotikëve dhe Probiotikëve si dhe vitamins D në formulat e HiPP është një e dhënë mjaftë premtuese sa I përket parandalimit primarë të alergjisë. Megjithatë kjo duhet të vlerësohet edhe me studime të mëtutjeshme klinike e shkencore.
Nuk ka ndonje evidencë shkencore se me shmangien ndaj ushimeve shtesë mund te arrihetparandalim efektiv I alegjisë. Ushqimi shtesë duhet të iu jipet foshnjave me predispozite per alergji ngjashëm sikur se edhe atyre foshnjeve te cilat nuk kan rrezik per zhvillim te alergjisë. Andaj nënave iu këshillohet të mos planifikojnë dieta strikte ne këto raste .

Disa këshilla shtesë per parandalimin e alergjisë:

  1. Shmangia nga mbipesha
  2. Shmangia nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit
  3. Shmangia nga lagështia e ajrit
  4. Shmangia ndaj ndotësve te jashtëm dhe të brendshëm atomosferik
  5. Shmangia ndaj maceve dhe kafshëve me shumë qime

(kjo vlen vetëm për foshnjet e rrezikuara ndaj alergjisë)