Probiotikët dhe prebiotikët në formulat e foshnjave

Rëndësia e jashtëzakonshme e mikrobiomës së zorrëve për shëndetin

Të gjitha bakteret e pranishme në trupin e njeriut njihen kolektivisht si mikrobiomë. Përafërsisht 90% e të gjitha baktereve gjenden në zorrë. Kolonizimi i traktit gastrointestinal bën një kontribut vendimtar në maturimin e sistemit imun në foshnjëri. Përveç efekteve afatshkurtra siç është frekuenca e infeksioneve, sipas diskutimeve shkencore dhe rezultateve të studimit,mikrobioma e zorrëve mund të ketë gjithashtu një efekt afatgjatë në zhvillimin e alergjive, obezitetit dhe sindromës metabolike. Determinimi për shëndetin e mëvonshëm vendoset qysh në moshë të re.

Trupi i njeriut nuk është thjesht një etnitet biologjik por gjithashtu është një mjedis jashtëzkonisht i pasur me një shumëllojshmëri organizmash respektivisht mikroorganizmash. Numri i mikroorganzimave të cilat lidhen me njeriun është i jashtëzakonshëm dhe vlerësohet të jetë me qindra miliarda .Thënë të drejtën vetëm 10% e qelizave tona janë njerëzore dhe 90% janë mikrobe. Rreth 90% e këtyre mikroorganizmave gjenden në zorrë, por gjithashtu mikroorganizma gjinden edhe në gojë, lëkurë dhe në çdo pjesë tjetër ku trupi jonë bie në kontakt me botën e jashtme. Kjo galaksi e baktereve është mikrobioma jonë dhe zakonisht është miku ynë më i ngushtë.

Për vite të tëra nuk iu është kushtuar vëmendje sa duhet funksionit të traktit gastrointestinal mbi shëndetin e përgjithëshëm, por mjekësia bashkëkohore ka bërë që sot dieta të jetë pasqyrë e shëndetit. Sot pothuajse çdonjëri ka dëgjuar për termin Probiotik dhe Prebiotik të cilat për nga emrat janë të ngjashme por për nga funksioni janë shumë të ndryshme. Përshkrimi terapeutik i Probiotikëve dhe Prebiotikëve nga mjekët është rritur dukshëm në rastet kur foshnjet kanë probleme gastrointestinale .

Qumështi i nënës - një ushqim synbiotik

Qumështi i gjirit është ushqimi optimal për një foshnje. Përveç komponentëve shumë të vlefshëm, në veçanti bakteret probiotike dhe oligosakaridet e njeriut (prebiotikët) luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e mikrobiomës së zorrëve fiziologjike në një foshnje. Sasia e baktereve që gjenden në qumështin e gjirit vlerësohet të jetë midis < 103 dhe 105 cfu / ml. Bakteret hyjnë në qumështin e gjirit nga jashtë, por gjithashtu edhe përmes një transferimi endogjen.

Probiotikët

Fjala Probiotik don të thot ‘Për jetën’ dhe (OBSH 2001) i definon ato si mikroorganizma të gjallë jo patogjene të cilat kur administrohen në sasi adekuate japin përfitim shëndetësorë. Llojet më të zakonshme të mikroorganizmave të përdorura si probiotikë janë bakteret e acidit laktik, të tilla si Lactobacillus dhe Bifidobakteret.

Prebiotikët

Prebiotikët janë fibra speciale gjegjësisht karbohidrate të cilat nuk treten nga enzimat tretëse të njeriut , ato kalojnë nëpër regjionet më të thella të zorrëve deri në zorrë të trashë ku atje shërbejnë si substrat (ushqim) për bakteret e mira (Lactobacillus dhe Bifidobakteria). Pra, Probiotikët ushqehen me Prebiotikët.

Për të patur një pasqyrë më të mirë rreth Probiotikëve dhe Prebiotikëve ju kujtohet loja Pac-Man ?– ku Pac Man i verdhë paraqet Probiotikun dhe pikat paraqesin Prebiotikun, ndërsa labirinti paraqet traktin gastrointestinal (zorrët).

Probiotikët dhe prebiotikët në formulat e foshnjave

Do të ishte e dëshirueshme që gjetjet mbi përbërjen e qumështit të gjirit të zbatohen edhe në formulat e foshnjave, kështu që foshnjat që nuk ushqehen me gji do të mund të përfitojnë gjithashtu nga prebiotikët dhe probiotikët për zhvillimin e mikrobiomës së zorrëve. Në fakt, vetëm HiPP ofron formula të foshnjave me probiotikë dhe prebiotikë (të ashtuquajturat formula Combiotic®). Formulat e tjera përmbajnë vetëm probiotikë ose vetëm prebiotikë, ose asnjë nga dy përbërësit funksionalë. Për më tepër, nga të gjitha bakteret e përdorura në formulat e foshnjave, Probiotiku L. fermentum që përdoret në formulat HiPP Combiotic® është ajo që më së shumti është gjetur në qumështin e gjirit.

Si prebiotikë HiPP ka zgjedhur që të përdorë Galaktooligosaharidet dhe zgjedhja është bazuar ne ate sepse galaktooligosaharidet janë oligosaharde të cilat lidhen ngushtë me qumështin e gjirit dhe se këto kanë një efekt të jashtëzakonshëm në promovimin e rritjes së baktereve të mira në zorrë.

Pra ekuilibri i duhur bakterial është një bazë e rëndësishme për shëndetin e njeriut. Prandaj, disponueshmëria e baktereve të mira (PROBIOTIKËT)për të rrëzuar bakteret patogjene( bakteret e këqija) është e domosdoshme. Studimet klinike kanë dëshmuar për efektin pozitiv të kombinimit unik të Probiotikëve me Prebiotikët në formulat e qumështit HiPP Combiotik , pasi që foshnjet të cilat kanë përdorur qumështin HiPP Combiotic kanë treguar të kenë dukshëm më pak probleme gastrointestinale.