Intervista me Claus Hippin
Nga parimi: Ushqime të qumështit me bio - cilësi
Me rastin e përmendjes së HiPP-it, prindërve të rinj së pari u bije ndërmend ushqimi i foshnjeve. Qysh kur në të vërtetë ka ushqim qumështi HiPP?
Claus Hipp: Pak e dijnë se ne prodhojmë mbi 40 vjet ushqime të qumështit. Mbi 18 vjet ne ofrojmë prodhime të qumështit me cilësinë Bio-Kualitet. Sigurisht që nënat presin të njëjtin kujdes gjatë prodhimit, pasi ato tashmë e dijnë se Bio-ushqimi është ushqimi i parë i foshnjes.
Përse e përdorni qumështin organik?
Claus Hipp: Këtu qumështi është përbërësi më i rëndësishëm i ushqimit të qumështit për foshnjet, për ne luan rol të madh, se prej nga vjen qumështi burimor dhe me çfarë ushqimi lopët janë ushqyer. Lopët tona qumështore mbahen në kushte të përshtatshme dhe ushqehen vetëm me barin e vet të oborrit, sanë dhe drith. Ushqimi i kafshëve i modifikuar gjenetikisht në zinxhirin ushqyes për Bio-prodhimtari është në përgjithësi i përjashtuar.
Por, Bio-cilësia nuk është e mirë vetëm për produktet tona, por duke mos përdorur pesticide kimike – kontribon për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit tonë. Mjedis në të cilin rriten fëmijët tanë.
Përse angazhohet HiPP-i që ushqimi i qumështit të jetë Bio-Kualitet?
Claus Hipp: Ata që foshnjen e vendosin në qendër të vëmendjes, bartin përgjegjësi të madhe. Në pajtim me traditën tonë 50 vjeçare, Bio-traditë, angazhohemi për prodhimtari të ushqimit nga qumështi me bio-qumësht rreptë të kontrolluar. Sigurisht, kjo kushton më shumë se qumështi i zakonshëm. Kjo i dekurajon prodhuesit tjerë, por ju siguroj Juve: ia vlenë.