Shtimi në peshë
Shumë femra pyesin veten se sa kilogram janë të lejuar apo është “normale” të shtohen gjatë shtatzënësisë. Të dhëna të përgjithshme nuk ka por çdo shtatzëni është dukuri individuale.
Një femër e cila para shtatzënësisë ka qenë e hollë, mund të shtoj në peshë pa qenë kjo çështje shqetësuese. Nëse BMI (Indeksi i Masës Trupore) para shtatzënësisë ka qenë nën 18,5 atëherë mund të ngjaj një shtim prej 12,5-18 kg gjatë shtatzënësisë. Tek femrat me peshë normale (BMI 18,5-24,9) numri i kilogramëve të shtuar do te duhej të sillej rreth 11,5-16 kg. Ndërsa ato që kanë pasur BMI në mes 25,0- 29,9 duhet të kenë kujdes të mos shtojnë shumë kilogram (rreth 7-11,5 kg).
Por, mos e teproni
Kush e bën veten të varur nga peshorja nuk i bën vetës ndonjë të mirë. Fundja, gjinekologu mat peshën tuaj në çdo kontroll rutinore dhe llogarit se a sillet pesha Juaj brenda kufijve të dëshiruar. Në rastet normale, nevoja për kalori shtesë paraqitet në muajin e 4 të shtatzënësisë për rreth 250 kcal. Mirëpo nevoja për vitamina dhe minerale të ndryshme është e rritur që nga fillimi. Për këtë do të ishte më mirë që të ushqyerit të mbikqyret gjatë gjithë kohës së shtatzënësisë por edhe të kihet kujdes gjatë periudhes së të ushqyerit me gji. Më shumë informata për nevojat e rritura për lëndë ushqyese gjatë periudhlës së shtatzënësisë.
Shumë femra gjatë tre muajve të parë të shtatzënësisë vuajnë nga mundimet dhe të vjellurat, kështuqë ushqimi i marrë është shumë vështirë të ndikoj në shtimin e peshës. Disa femra, gjatë kësaj periudhe, madje mund të humbin në peshë disa kilogram.
Në të dytën dhe të tretën pjesë të nëntëmujorshit të shtatëzënësisë, ngjan shtimi i peshës javore (krahasuar me peshën paraprake) në mes të 300 dhe 500 gram. Nga fundi i shtatzënësisë mund të zvogëlohet nevoja për enërgji shtesë, pasiqë tashmë lëvizjet janë të kufizuara. Por nevoja e saktë për sasinë e enërgjisë mund të jetë e ndryshme tek çdo shtatzënë.
Tabu absolute gjatë shtatzënësisë është dieta!
Nësë jeni më e trashë që para shtatzënësisë nuk do të thotë që tani duhet të humbni peshë, pasiqë do të ndikojë edhe furnizimi i foshnjës Tuaj me lëndë ushqyese. Gjithashtu kjo ngjan, sikur tek pirja e duhanit, edhe gjatë dietës lirohen disa substanca të dëmshme në qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu arrijnë tek foshnja e palindur.
*BMI= indeksi i masës trupore: është raporti mes peshës trupore dhe gjatësisë trupore. Llogaritja: pësha (në kg) pjesëtohet me gjatësinë trupore në katror (m²). Për shembull: 60 kg : (1,60)²= 23,4kg/m² BMI-ja tek femrat për peshën normale gjendet në mes të 18,5-24,9 kg/ m²