Çfarë duhet të bëjmë kundër mundimit, gërdisë?
Në fillim të shtatzënësisë, bëhet ndërrimi i hormoneve dhe çdo grua mund të reagojë ndaj këtij ndryshimi në mënyrë tjetër. Reaksionet tipike gjatë këtyre ndryshimeve të trupit janë mundimi dhe vjellja. Më së shpeshti kjo ndodhë gjatë mëngjesit, menjëherë pas ngritjes nga shtrati dhe mund të zgjas ndonjëherë deri në mbrëmje.
Këtu ka gjasa të ndihmojë, që para ngritjes, esëll, ngrënja e ndonjë sasie të vogël ushqimi. Sepse shujta e parë e ditës e rregullon fortë gjendjen e sheqerit në gjak dhe mund t’a përjashtojë mundimin. Nuk duhet të jetë domosdo një mëngjes i plotë në shtrat. Shpesh mjafton një imtesirë, një banane, një copë buke e thekur ose fruta të terura, varësisht nga shija.
Këtë do ta mbani gjatë ditës. Një stomak bosh shpesh reagon me vjellje. Mos i jepni mundimit asnjë shans. Megjithatë, nëse gjërat me të vërtetë shkojnë keq, shkoni te mjeku.