A mund të merrem me aktivitete sportive?

Këtu është përgjigja e qartë, po. Sepse shtatzënësia dhe lindja kërkojnë aktivitetet më të forta të trupit: qëndrueshmëria, fuqia, lëvizshmëria dhe qetësia e brendshme janë parapërgatitje ideale për lindjen e foshnjes. Ushtrime ideale për gratë shtatzëna janë: gjimnastika, aerobia e lehtë dhe ushtrimet për zgjatimet e muskujve, noti, vrapimi, shetitja dhe ngarja e biçikletës.
Aktivitetet sportive të papërshtatshme janë: kalërimi, surfimi, skijimi alpin, sepse rreziku i lëndimit është shumë i madh. Poashtu tenisi dhe golfi, squash-i, sepse kërkojnë lëvizje me shpinë.
Hulumtimet e reja vërtetojnë: gratë më aktive, që merren rregullisht me sport, lindin foshnje më të forta dhe më të zhvilluara se sa gratë joaktive.