Zinku- motori i enzimeve
Pse është zinku i rëndësishëm?
Për nga sasia e vetëm 2 gramëve në organizëm, zinku nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm. Por këta dy gramë megjithatë janë esencial për metabolizmin në trupin tonë, pasiqë zinku merr përsipër shumë funksione në trupin tonë.
Funksioni kryesor i tij është për të aktivizuar enzimet. Rreth 70% e të gjitha enzimeve përdorin zinkun si një "motor" dhe munden të aktivizohen vetëm me ndihmën e tij. Enzimet në trup mund të krahasohen me katalizatorë të vegjël: Lehtësojnë çdo lloj të reaksionit në trupin tonë.
Efektin pozitiv të zinkut në sistemin imunitar mund t’a vërejmë kur shërimi i plagëve është më i shpejt. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, zinku forcon muret e qelizave, ndikon në ruajtjen e insulines dhe në forcimin e lëkurës dhe flokëve.
Furnizuesit e mirë të zinkut
Çdo ditë shtatëzënat kanë nevojë për 10 mg zink (ato që ushqejnë me gji 12 mg). Gjendet në mish të gjedhit, mëlçi por gjithashtu në bizele, tërshërë dhe grurë.
Efektet e mungesës
Nëse trupi nuk ka mjaftueshëm zink, atëherë plagët nuk shërohen shpejt dhe foshnja e palindur mund të mos rritet mjaft. Shenja alarmuese janë çrregullimi i shijes dhe ndjeshmëria ndaj erërave që shkaktohet te nëna e ardhshme, por janë kalimtare. Por kjo çështje nuk duhet të nënçmohet dhe në momentet e dyshimta duhet të vizitohet mjeku.