Vitamina E mbron qelizat
Përse është kaq e rëndësishme Vitamina E?
Vitamina E i takon grupit të vitaminave që treten në yndyrna që do të thotë që vihet në lidhje dhe riciklohet me yndyrën e trupit. Në rend të parë Vitamina E ndihmon mirë lëkurën, flokët dhe lëkuren mukozale. Por, merr pjesë edhe në ndërtimin e muskulaturës, indeve lidhore dhe enëve të gjakut. Trupi ka nevojë për vitaminen E që të mund të krijohet sistemi imun stabil. Ndihmon muret e qelizave nga lidhjet agresive me komponimet e oksigjenit, në atë formë që kap radikalet e lira dhe i bën të padëmshme.
Furnizuesit e mirë të vitaminës E
Produktet bimore që janë të pasura me yndyrë natyrale janë zakonisht furnizuesit më të mire të vitaminës E. Veçanërisht të pasura janë vaji nga embrioni i grurit, vaj shafrani, vaji i lulediellit, bajamet, arrat dhe në drithëra por më pak të pasura me vitaminë E.
Efektet e mungesës se vitaminës E
Në mungesë të saj, simptomat e para janë lëkura e thatë dhe e rrudhur, në të njejtën kohë jeni të lodhur dhe shumë të ndjeshëm. Metabolizimi i muskujve nuk funksionon plotësisht dhe zvogëlohet numri i formimit të qelizave të kuqe të gjakut.