Vitamina B12
Pse është kaq e rëndësishme Vitamina B12?
Vitamina B12 kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Gjithashtu vitamina B12 si edhe acidi folik merr pjesë ne krijimin e qelizave dhe nxit proceset e rritjes së trupit. Pra, është e qartë se sa është e rëndësishme Vitamina B12 sidomos gjatë shtatzënësisë, kur trupi i ri krijohet dhe rritet.
Furnizuesit e mirë të Vitaminës B12
Vitamina B12 gjendet vetëm në produktet me origjinë shtazore si mëlçia, mishi, vezët, qumështi dhe djathi. Për këtë mund të kenë probleme të mëdha vegjetarianët e rreptë, pasi ata nuk ushqehen me asnjë produkt shtazor dhe mund të shpie deri te problemi me furnizim. Tek vegjetarianët të cilët perdorin së paku qumështin dhe vezët mund të marrin mjaft Vitaminë B12 dhe efektet e mungesës paraqitën shumë rrallë.
Vitamina B12 në krahasim me materjet tjera ushqyese nuk është e pandjeshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe trupi ka nevoja për sasi të vogla të tij- por të cilat janë me rëndësi jetike.
Efektet e mungesës së Vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 mund të vërehet në laborator, se në gjak ka më pak rruaza të kuqe të gjakut (të zmadhuara). Veç kësaj, do të ketë probleme me krijimin e qëlizave të reja dhe probleme neurologjike. Simptomat e mungesës janë të zakonshme si shenja dobësie, zbehja, rrahje të çuditshme të zemrës dhe probleme me frymëmarrje, lodhje e shpejtë.