Jodi për gjëndrën tiroide
Pse është jodi kaq i rëndësishëm?
Jodi kontribon për metabolizmin në të gjithë trupin, e gjithashtu ka shumë rëndësi për hormonet e gjëndrës tiroide. Këto rregullojnë shpenzimin e energjisë në trup e me këtë rast zhvillimin e shëndetit fizik dhe shpirtëror. E pikërisht këto hormone kanë nevojë për jodin si “karburant”. Në mungesë të jodit rritet gjëndra tiroide ndaj bëhet e dukshme si “gusha”, e quajtur poashtu strumë.
Në bazë të OBSh (Organizata Botërore e Shëndetësisë) Gjermania numërohet si një nga shtetet e zonave më të varfëra me jod. Kjo është pak e njohur, njësoj sikur fakti, që Jodi është kaq i rëndësishem për metabolizmin.
Që nga java e 12 e shtatzënësisë formohen hormonet e gjëndrës tiroide, është aq më e rëndësishme që gratë që së shpejti do të bëhën nëna, të konsumojnë jod të mjaftueshëm duke menduar të mbulojnë jo vetëm nevojat e tyre personale por të marrin parasysh që për shkak të shtatzënësisë është rritur nevoja e trupit për jod.
Furnizuesit e mirë të jodit
Në përgjithsi, çdo gjë me origjinë nga deti është e pasur në jod. Një porcion prej 200 gr bakalar ose 100 gr peshk pollock furnizojnë trupin me nevojat e përditshme të jodit prej 230µg. Një burim tjetër i jodit është kripa e jodizuar e gjellës. Gjatë shtatzënësisë dhe kohës së gjidhënies është shumë e rëndësishme të bëhet furnizimi i mjaftueshëm me jod, që të siguroni shëndetin e foshnjës tuaj. Furnizimi optimal me jod bëhet vetëm me ushqimit të përzgjedhur e të balancuar.
Efektet e mungesës së jodit
Mungesa e jodit gjatë shtatzënësisë mund të shkaktoj ngecje në formimin fizik e shpirtëror të foshnjës. Por jo vetëm kaq: Mungesa e jodit mund të çoj deri aty që fëmija të ketë në të ardhmen probleme në të dëgjuar dhe të folur.