Kalendari i shtatzënësisë
Java 5- 8 e Shtatzënësisë
Urime ,ju jeni shtatzëne!
Qysh në muajin e dytë të shtatzënësisë fillon të zhvillohet koka e foshnjës suaj me hapësirat për sytë dhe veshët. Gjithashtu formohet edhe zemra e cila fillon të rrahë. Në fund të javës së tetë foshnja e juaj është përafërsisht 1 cm e gjatë dhe peshon 3 gr.
Kështu mendon foshnja Juaj
“ Mund të të them se tani për tani ,jam duke punuar në një Tempo që për mua është i tmerrshëm”.
Çdo ditë rritet diqka e re . Deri në fund të muajit unë do të bëhem një Foshnje e vockël, që në esencë ka çdo pjesë përbërëse që e ka çdo njeri, edhe pse më duhet të punoj ende sa i përket madhësisë së tyre .
Kam përshtypjen se te ti gjithqka po shkon më ngadalë. Je e lodhur sot apo jo? Dhe gjithashtu ke mundime? Më së miri pusho kurdo që mundesh. Ke për të parë se pas një apo dy muajsh do të jesh në Top- Formë dhe disponimi yt do të jetë në nivel gjithashtu.
Java 9 -12 e Shtatzënësisë
Diqka që tani mund të ndjeni
Foshnja juaj lëviz këmbët e saj. Qiellëza dhe mushkëritë tashmë janë formësuar. Fillon edhe zhvllimi i dhëmbëve, thonjëve dhe organeve gjenitale. Në fund të Javës së 12- të foshnja e palindur është rreth 7, 5 cm e gjatë dhe peshon rreth 14 gr. Tashmë keni edhe kontrollën e parë të rëndësishme të ekzaminimit, në të cilën ju do të mund të bisedoni rreth pyetjeve që keni me mjekun tuaj.
Shpesh herë është e rëndësisë së veqantë që shumë më herët të përcaktoheni për kursin përgaditor të lindjes së fëmiut për spitalin gjinekologjik dhe natyrisht për maminë përkatëse. Informata të hollësishme lidhur me Çështjen “ Çka është me rëndësi në përzjedhjen e spitalit “ mund t’i gjeni këtu.
Kështu mendon foshnja Juaj
“Juhu ! Nëse do mund të më shihje sigurisht , se do krenoheshe me mua .
Unë tashmë zotëroj aktivitete të shumta . Unë të godas me Këmbëzen time (natyrisht që ti ende nuk mund ta ndjesh këtë) , unë mund të bëjë mrrola dhe unë mund të lëvizë buzët e mija , ngase refleksi im i thithjes duhet të jetë i zhvilluar në mënyrë përfekte kur të dal .
Dhe si qëndron puna me Gjendjen tënde? Mirë është , nëse ende mirresh me sport. Por mos e tepro në asnjë mënyrë ! Mos harro se jemi dy .Nëse mbetesh pa frymë apo zemra të rrahë shpejt , edhe unë ndihem poashtu . Nëse nuk je e sigurt se çka dhe sa mund të bësh , atëherë më mire pyete mjekun . Megjithatë sa më shumë që je e përgaditur aq më lehtë e ke për të më mbajtur.
Java 13- 16 e Shtatzënësisë
Reflekset e para
Foshnja juaj tashmë mund të thith gishtin e saj dhe të kap kordonin e kërthizës. Foshnja mund të dalloj substancat e ëmbla dhe të hidhura të lëngut amniotik. Nëse bie drita mbi barkun tuaj , ajo i heq sytë nga drita . Ajo tashmë ka gjatësi rreth 15 cm dhe gati tërësisht është e zhvilluar . Ndoshta tashmë po ndjen lëvizjet e saj .
Gjatë këtyre javëve, varësisht nga rasti mjeku apo mjekja juaj mund të përcaktoj edhe gjininë e foshnjës suaj .
Kështu mendon foshnja Juaj
“ E sheh unë bëhem gjithnjë e më i ndjeshëm”.
Për shembull së fundmi ,kur je ndalur para dritës , për ti treguar Babit ,se si po bëhesh e rrumbullakët,mendova se po më përgjoni . Dritë e plotë , drejpërdrejt në sytë e mi ,dhe unë menjëherë e ktheva kokën në anën tjetër. Edhe ju të rriturit dini të jeni qesharak ndonjëherë.
Në anën tjetër ,ajo qka bën çdo ditë, është mrekullia vetë ! Prekjet dhe masazha e butë edhe pse e di që më pak e bën për mua , por më shumë për të parandaluar strijat e shtatzënësisë, por ç’rëndësi ka ,e rëndësishme është të më lëmosh .”
Java 17 – 20 Shtatzënësisë
Muzika në bark
Foshnja juaj reagon tashmë ndaj muzikës , dhe mund ti dalloj në mënyrë të qartë zhurmat. Në fund të muajit të 5- të foshnja juaj do të kishte mundësi të mira , të mbijetonte jashtë mitrës së nënës ,në rast të lindjes së parakohshme .Dhe atë,edhe pse foshnja në javën e 20 -të është me gjatësi prej vetëm 20 cm ,dhe me peshë prej përafërsisht 240 gr.
Te disa nëna ,ndodh që gjatë këtyre javëve të kenë dhimbje ushtruese . Por kjo nuk duhet të ju shqetësoj : Këto nuk janë dhimbje të Lindjes; Trupi juaj vetëm se po përgaditet për lindje .
Kështu mendon foshnja Juaj
„Lemza!
Ta them ,se kjo lemzë e lëkund beben në barkun e nënës poshtë e lartë. Por nuk është diqka e dëmshme ,mami dhe sigurisht do të përsëritet shpesh herë.
Përndryshe unë po zbavitem këtu brenda ,para së gjithash ngase shqisa ime e dëgjimit nga dita në ditë po përmirësohet .Nganjëherë ndodh që ta dalloj zërin tënd edhe kur të gjithë flisni përnjëherë. Oh sa e bukur është kjo ,zëri yt tingëllon më së miri !”
Java 21- 24 e Shtatzënësisë
Rritje e shpejtë
Gjatë këtij Muaji Foshnja juaj e dyfishon peshën e saj . Ajo fillon të hap dhe mbyll sytë ,dhe të merr frymë. Tashmë më ndjen më shumë nga stresi dhe ankthi sesa deri tani. Tani më foshnja juaj ka qëndrimin e duhur ,duke i vendosur krahët në gjoks dhe këmbët duke i tërhequr lartë.
Këshillë: Ju duhet të vizitoni më shpesh mjekun e dhëmbëve gjatë shtatzënësisë,preferohet së paku dy herë.
Kështu mendon foshnja Juaj
„Pra të lutem Nënë !
Është me të vërtetë për tu lavdëruar , kur ti dëshiron ti tregosh udhëheqësit tënd , që ai ende mund të llogaris plotësisht në ty . E , unë ? Tani dhe grindja jote e kotë me kolegen tënde ….kjo cështje më ka shqetësuar edhe mua njësoj si ty! Të lutem ,që në të ardhmen të na kursesh nga një shqetësim i tillë,sepse tani bashkëndjej me ty .Apo nuk e kishe vërejtur sa i shqetësuar kam qenë dhe se ti të kam goditur në barkun tënd,që ta marresh veten ?
Edhe unë kam punë të vështirë gjatë këtij muaji. Unë duhet të rritem jashtëzakonisht shumë ,dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse jam i qetë. Pra , herës tjetër ,kur të shqetëson diqka , shumë thjeshtë lëre të ikë, dhe mendoje atë çka është me rëndësi : Do të thotë , mendo vetëm për veten dhe për mua . Do ta shohësh , menjëherë që të dy , do jemi më mirë .”
Java e 25 – 28 e Shtatzënësisë
Tashmë një kilogram i plotë
Në Javën e 25 –të foshnja juaj peshon 1000 gr dhe ka gjatësi prej përafërsisht 32 cm . Ajo lëviz në mënyrë ritmike me muzikën , dhe reagon ndaj prekjeve dhe masazhës në bark. Kur don të tregohet kryelartë dhe të tregohet shqelmon fortë në barkun tuaj . Së shpejti do të mund ti kuptoni këto shenja . Tash është koha që të regjistroheni në kursin përgaditor të lindjes.
Kështu mendon foshnja Juaj
“Përse po mundoheni aq shumë për dhomën e fëmijëve!
Natyrisht se unë e vlerësoj ambientin e mire ,por një gjë do ta them :Kur unë të dal , fillimisht dua të jem pranë teje ! Dhe atë,sa më pranë që është e mundur. Prandaj më mirë kërkoni diqka sa më të përshtatshme për mua . Si për shembull një shtrat lëvizës që vendoset shumë pranë shtratit tuaj .
Sigurisht e ke vënë re ,se si po reagoj ndaj gjithqkaje që po ndodh atje jashtë . Të lutem, kujdesu për sa më shumë muzikë , dhe vazhdo të më lëmosh shumë . Sepse neve na ndan vetëm muri i barkut , dhe edhe kjo nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë . “
Java e 29 – 32 e Shtatzënësisë
Një njeri i gatshëm ,por i vogël !
Në rast se foshnja juaj do të lindte tani , do të kishte mundësi të mira të jetonte edhe jashtë barkut të nënës. Lëkura e saj tashmë është në gjendje ta rregulloj temperaturën . Me qëndrimin e përmbledhur foshnja juaj tregon gjatësi prej 38 cm dhe peshon rreth 2 deri në 2,5 kg .
Gjatë javës së 29 –të gratë shtatëzëna vuajnë nga vështirësitë në frymëmarrje . Pushimet dhe ritmi i përshtatur tashmë janë të pashmangshme .
Kështu mendon foshnja Juaj
“Nënë këtu po bëhet shumë ngushtë.
Shtëpia ime e dikurshme tash më duket si dollap rrobash . Edhe pse as që po zgjatem si duhet ! Nuk po kuptoj se çfarë ka për të qeshur këtu :” Shih këmben e tij …” , dhe “ shumë mirë , kjo duhet të jetë shputa ! “, dëgjoj nga jashtë zërat . Jo që nuk e kuptoj shakanë ,por fatkeqësisht nuk kam aspak hapësirë më që të tundem së qeshuri .
Çfarëdo që ti të kesh vendosur : Thënë të drejtën është shumë e parëndësishme për mua se a do të lind në një lavaman me ujë , në një luhajë apo në shtëpi. Rëndësi ka që ti të ndihesh më së miri dhe unë të kaloj permes kanalit të lindjes . Më pas shumë shpejt do të më keni në krahët tuaj .”
Java e 33 – 36 e Shtatzënësisë
Rritje dhe pritje
Madje edhe thonjët e këmbëve dhe duarve të fëmiut tuaj tashmë janë të zhvilluara. Ai është i gatshëm të përballet me botën . Rreth fundit të muajit do të kthehet me kokë në zgavren e legenit. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në lindje, pra është koha të mendoni:
Kë dëshironi ta keni pranë gjatë lindjes?
A ekziston në spitalin e përzgjedhur një dhomë e ashtu quajtur “Rooming” ku foshnja mund të qëndroj në të njejtën dhomë me nënën.
A do të keni përkrahje gjatë gjidhënies , në rast se fillimisht do të keni vështirësi?
Në Javën e 35 –të fillon pushimi i lehonisë .Nënat e punësuara e kanë mundësinë që gjashtë javës para terminit të përcaktuar të lindjes ,të pushojnë nga puna.
Kështu mendon foshnja Juaj
“Nënë a është e vërtetë që në fillim kur të dal do të më bartesh me mbajtëse ?
Nënë,kjo është e mrekullueshme ! Sepse kështu do të shoh më shumë botën dhe prap se prap jam shumë pranë teje .Por mos lejo të ta heqin këtë nga mendja ! Sepse është shumë më mirë , kur nuk duhet të bërtas për ty . Përveq kësaj është mirë edhe për nyjet e legenit tim,kur jam i ulur në atë pozitë . Po pra nënë , ashtu do të bëjmë , sa për fillim do qëndrojmë sa më shumë pranë njëri- tjetrit !
E sheh , që me mendime më shumë jam jashtë sesa brenda . Më ka kapluar temperatura e udhëtimit . Këtë e kishte matur edhe mjeku yt . Shumë interesant një mates i tillë i dhimbjeve ! Po gëzohem shumë, që së shpejti do të ju takoj . “
Java e 37 – 40 e Shtatzënësisë
Në pozitë të nisjes !
Foshnja juaj tash qëndron me kokën poshtë, në “pozitën e duhur të lindjes” . Tash është më pak aktive , sepse nga mungesa e hapësirës mezi lëviz . Gjatësia e saj trupore është përafërsisht 52 cm dhe pesha rreth 3, 5 kg , gjatë dy javëve të fundit para lindjes pushon së rrituri.
Kështu mendon foshnja Juaj
Tash po qëndroj në kokë dhe nuk mund të kthej më në pozitën paraprake . “ Është mirë,nëse edhe në të ardhmen mbetet kështu “,dëgjova mjekun tënd duke thënë. A është kjo normale te ju atje jashtë? A lëvizni edhe ju gjatë gjithë kohës me këmbë në ajër. Pra do të jetë shumë qesharake ,kur të dal në shëtitje me ju !
Përndryshe tashmë jam plotësisht i gatshëm për udhëtimin dhe po i numëroj ditët. Natyrisht se kemi edhe një copë të madhe të punës para nesh . Por mos u merakos , sepse nuk do të zgjasë më shumë se një ditë . Këtë e ka thënë edhe babi ,apo jo? Më së miri është të mendosh , se pas çdo dhimbjes tënde, po afrohet momenti i madh kur ti do të më kesh së shpejti në krahët e tu . Do ta shohesh që do ta kesh shumë më lehtë kur ta pranosh këtë . Dhe gjithëashtu ke pranë maminë tënde dhe mjekët në spital. Pra forca, neve na pret një aventurë e mrekullueshme !”