Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 6-të e shtatzënisë: Foshnja juaj tani mund të shihet me ultrazë

Gjatësia e foshnjës në javën e 6-të të shtatzënisë

Në javën e 6-të të shtatzënisë, foshnja juaj mund të identifikohet qartë në imazhin e skanuar të ultrazërit. Ajo është e vendosur në qesen amniotike, e cila mund të shihet si një zgavër e zezë me kufij të qartë. Gunga nga e cila fëmija juaj zhvillohet çdo javë, është gjithnjë e më e madhe, ka madhësinë rreth 3 deri në 4 milimetra. Tani është sa madhësia e një thjerrëze.

Zhvillimi i foshnjës

Zemra e vogël rreh shpejt dhe gjendet në pjesën e pasme të kikirikut të vogël, fijet në pjesën e pasme, tashmë vërehen me sy të stërvitur dhe mund të shquhet si shirit që do të zhvillohet në bosht kurrizor.

Kjo strukturë shtrihet nga qafa deri poshtë ku ndahet në dy degë që do të zhvillohen në këmbë të foshnjës suaj. Pastaj kjo fije mbaron në një bisht të vogël - siç e dini nga bota shtazore - e cila ndodhet në pjesën e poshtme të foshnjës, por më vonë zhduket.

Tanimë është gjithashtu e mundur të zbulohet shtatzënia me binjak nëpërmjet ultrazërit. Mjeku mund ta kuptojë faktin se dy zemra të vogla po rrahin fuqishëm në mitrën tuaj.

Për shkak të rëndësisë së formimit të kokës - sepse këtu është vendosur truri, i cili kontrollon rritjen e mëtejshme - është shumë më i madh në javët e para të shtatzënisë në krahasim me trupin e foshnjës.

Të gjithë hapat e zhvillimit të projektit të krijimit të njeriut që njeriu i vogël i fiton nga koha e ngjizjes, janë të përcaktuara me saktësi shumë të madhe.

Për shkak se strukturat më të rëndësishme dhe themelore të foshnjës, zhvillohen në javët e para të shtatzënisë, ajo në këtë etapë është shumë e ndjeshme ndaj shqetësimeve. Në fillim të shtatzënisë, ndikimet e dëmshme nga jashtë mund të shkaktojnë pasoja afatgjata e të qëndrueshme tek foshnja. Prandaj, rreziku i abortit, fatkeqësisht, nuk ka përfunduar akoma.

 

Kështu, kikiriku juaj ka marrë përkujdesjen në mënyrë optimale gjatë shtatzënisë, tashmë placenta dhe kordoni i kërthizës janë formuar. Kordoni i kërthizës e lidh foshnjën tuaj me placentën dhe ia siguron të pa lindurit tuaj gjithçka që i nevojitet. Kërthiza gjendet në trupin e fëmijës në vendin që në kohën kur lind foshnja, shiriti i kërthizës prehet dhe lidhet në kërthizë. Pra, kërthiza e barkut është një mbresë lidhëse e vogël që mbetet nga lidhja e foshnjës me juve. Fëmija juaj do ta ketë kërthizën e vet për gjithë jetën, edhe nëse nuk ka më ndonjë rëndësi të veçantë pas lindjes.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 6-të të shtatzënisë

Ju ende përballeni me sfida të mëdha emocionale. Ajo që po ndodh me trupin tuaj, nuk mund të kuptohet logjikisht. Në javën e 6-të të shtatzënisë, mendimet tuaja shpesh dhe me intensitet sillen rreth shtatzënisë dhe foshnjës tuaj. Në këto momente, ju sigurisht nuk e keni të qartë se çfarë pritet të ndodhë me juve. Ju nëpërmjet intuitës, përballeni me këtë detyrë për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës tuaj.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Ndryshimi hormonal

Ankesat që ndodhin si rezultat i ndryshimeve hormonale gjatë shtatzënisë, do t'ju shoqërojnë deri në fund të tremujorit të parë, do me thënë, kur të arrini në muajin e tretë të shtatzënisë. Këtu shpesh përcillen me përzierjet e mëngjesit, problemet me qarkullimin e gjakut dhe tensionet në gjinj. Përveç kësaj, ekziston një ndjenjë e lodhjes dhe dobësisë së përgjithshme. Pas tre muajve, ndryshimet në trupin tuaj do të stabilizohen, ashtu që simptomat e muajve të parë të zhduken.

 

Disa gra i kanë këto simptoma të zhvilluara në mënyrë shumë intensive, tek të tjerat, megjithatë, i kanë shumë pak ose aspak të zhvilluara. Është gjithashtu e mundur që gratë të mos i përjetojnë të përzierat në muajt e parë të shtatzënisë. Kjo mund të jetë shumë e ndryshme dhe varet kryesisht nga gjendja themelore mendore e gruas së caktuar. Megjithatë, aftësia e përshtatshmërisë së trupit gjithashtu luan një rol vendimtar për aq sa mund të bëhen ankesat.

 

Dhimbjet e barkut

Gjithashtu, për shkak të shtatzënisë, mund të keni ndjesi të një tërheqjeje në bark dhe dhimbje të barkut të cilat ndodhin veçanërisht në javët e para. Kjo gjithashtu mund të hetohet të ndihet si dhimbje në vende të ndryshme në bark. Kjo ndodh sepse ligamentet që e mbajnë mitrën tuaj tashmë tendosen. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që ligamentet të përshtaten me rritjen e vazhdueshme të mitrës gjatë shtatzënisë. Për shkak të trashjes së sekretimeve mbrojtëse në qafën e mitrës, mund të ketë shkarkime të shtuara nga vagjina gjatë disa ditëve. Kjo, në rastin e zakonshëm, duhet të jetë e pastër pa ngjyrë, deri në ngjyrë të bardhë dhe pa erë.

Përmbledhje e këshillave më të mira

  • Edhe nëse më parë nuk keni bartur sytjena, këtë shprehi nuk duhet ta keni më. Sepse, bartja e sutjenave e zvogëlon tensionin në gji.

  • Sigurohuni që të hani shumë fruta dhe perime të freskëta. Tashmë, janë shumë të rëndësishme: Vitaminat B6, B12, acidi folik, hekuri, zinku dhe magnezi.
  • Aromaterapia ndihmon kundër lodhjes dhe të përzierave që i përjetoni - zbuloni se cila aromë është në veçanti e mirë për ju.
  • Bëni mjaft ushtrime, kjo do t'ju ndihmojë kundër lodhjes.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Dyshimet për abortin

Edhe nëse keni dhimbje të barkut, tërheqje të barkut ose dhimbje në fundin e barkut, janë ndër shenjat e shtatzënisë, intensiteti i tyre është përcaktues dhe vendimtar. Nëse dhimbja rritet ose ndodh ritmikisht ose nëse ka gjakderdhje të tepruar si të periodave, kjo mund të jetë një tregues se aborti spontan mund të jetë i afërt. Gjatë gjithë shtatzënësisë vlen: Nëse keni simptoma të paqarta ose të vazhdueshme, menjëherë konsultohuni me mjekun ose maminë tuaj.

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.