Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 4-të e shtatzënisë: Ju keni një banor të vogël në bark

Pas fekondimit të suksesshëm të vezës femërore, fillon java e dytë në të cilën jeni shtatzënë. Veza është ndarë disa herë dhe janë formësuar të gjitha pjesët e rëndësishme të trupit të njeriut.

Pas fekondimit, deri në fund të javës së katërt, do të jeni në muajin e parë. Ky është muaji i ciklit të periodave kur pritet të keni ciklin tuaj menstrual. Mungesa e menstruacioneve është shenja e parë se ekziston shtatzënia. Kjo do të thotë se kur të mësoni se jeni sigurt shtatzënë, do të keni mbaruar muajin tuaj të parë. 

Madhësia e foshnjës në javën e 4-të të shtatzënisë

Në javën e katërt të shtatzënisë, pasi të jetë vendosur në mitër veza e fekonduar, ende nuk është e mundur ta shihni kikirikun tuaj dy javësh me sy të lirë. Kjo zhvillohet vetëm nga qelizat embrionale. Kur shikohet nëpërmjet mikroskopit, foshnja e ardhshme duket si një pikë e vogël e zezë.

Zhvillimi i foshnjës

Çfarë ndodh në javën e katërt të shtatzënisë?

Once the germ cell is implanted, your body will begin to release the hormone hCG (human chorionic gonadotropin), which is produced by some of the cells which make up the placenta. These cells also form the basis for development of the amniotic cavity, the yolk sac and, of course, your baby. The yolk sac fulfils the important role of channelling nutrients to the amniotic cavity until the placenta begins to do its job of feeding your baby via the umbilical cord.

Me vendosjen e qelizës embrionale, trupi fillon të çlirohet nga HCG (human chorionic gonadotropin). Kjo formohet nga disa prej qelizave që përbëjnë placentën. Nga këto qeliza që përbëjnë bazën ku krijohen po ashtu gavrat amniotike, krijohet qeska e verdhë dhe natyrisht zhvillohet edhe foshnja. Qeska e verdhë ka për detyrë të rëndësishme për kanalizimin e lëndëve ushqyese në zgavrën amniotike derisa placenta e nënës të marrë funksionin e saj dhe ta furnizojë foshnjën përmes shiritit të kërthizës.

Lirimi i HCG-së, është ndryshimi i parë i rëndësishëm që trupi i njeriut e bën në fillim të shtatzënisë. Hormoni krijon themelin e të gjitha testeve të shtatzënisë. Në javën e 4-të të shtatzënisë, megjithatë, madhësia e vlerës është ende shumë e vogël që shtatzënia të mund të përcaktohet me siguri.

Sidoqoftë, rezultati pozitiv i testit në urinë mund të pritet që në javën tjetër, pra, në javën e 5-të të shtatzënisë:

  • Testi i hershëm i shtatzënisë është i mundur 4-6 ditë para mungesës së periodës
  • Testi i shtatzënisë është i mundshëm 3-5 ditë pas fillimit të pritshëm të ciklit menstrual

Nga java e 5-të e shtatzënisë e tutje, zgavra amniotike mund të shihet në imazhin e ultrazërit nëpërmjet skanimit me ultratingull.

Në këtë fazë të hershme, jeta e re është veçanërisht e ndjeshme dhe lehtë e lëndueshme. Prandaj, shumë gra nuk e shpallin shtatzëninë e tyre derisa t’i kenë bërë 12 javë shtatzëni. 

Kështu është nëna e ardhshme në javën e 4-të të shtatzënisë

Edhe para rezultatit pozitiv dhe sigurisë se jeni me të vërtetë shtatzënë, do të ketë konfuzion në jetën tuaj emocionale. Jeta juaj emocionale tani është në javën e 4-të të shtatzënisë dhe shpesh keni përzierje sikur kur rrotulloheni në slita dhe keni përbërje të ngjashme me ujin. Ky, gjithashtu, është një tregues i shtatzënisë, megjithëse jo shumë i besueshëm.

Arsyeja për këtë gjendje emocionale janë hormonet që tani prodhohen nga trupi për të mbrojtur shtatzëninë.

Ju jeni duke pritur me shqetësim për kohën kur perioda juaj të jetë e humbur, bëhet testi ose një ekzaminim me ultratingull që do t'ju tregojë nëse jeni shtatzënë apo jo.

Shenjat dhe simptomat e mundshme

Gjinj të tensionuar

Tani, gjinjtë tuaj mund të jenë të tendosur dhe ndjeni dhimbje. Fillon faza e rritjes, e cila zgjeron gjinjtë dhe bën që gjëndrat e qumështit të fryhen në mënyrë që ato të mund ta ushqejnë foshnjën pas lindjes së saj. Ndjeshmëria e gjinjve shërben si një nga shenjat që mund të dëshmojë se ekziston një shtatzëni por nuk është e mundur të konfirmohet me test të besueshëm.

 

Rritje e shkarkimeve

Mund të ndodhë një tërheqje e lehtë në bark ose dhimbje në vende të ndryshme të shpinës pa ndonjë arsye të dukshme. Ju gjithashtu mund të vini re rritjen e shkarkimeve të cilat shoqërohen me trashjen e spinës së mukozës. Spina e mukozës mbyll qafën e mitrës gjatë shtatzënisë dhe lirohet vetëm pak para lindjes. Spina është një lloj mburoje mbrojtëse për foshnjën tuaj të pa lindur, sepse parandalon patogjenët dhe bakteret e dëmshme të rriten në mitër.

E lodhur dhe e dobët

Nëse ndiheni shumë e lodhur dhe ndonjëherë e dobët, ndjeheni e pafuqishme, atëherë kjo është për shkak se metabolizmi juaj funksionon pak më ngadalë për shkak të hormoneve. Ky është fenomen i përkohshëm dhe tashmë është vënë në situatë relative për dy muajt e ardhshëm të shtatzënisë.

 

Të përzierat

Nëse ndiheni shumë e lodhur dhe ndonjëherë e dobët, ndjeheni e pafuqishme, atëherë kjo është për shkak se metabolizmi juaj funksionon pak më ngadalë për shkak të hormoneve. Ky është fenomen i përkohshëm dhe tashmë është vënë në situatë relative për dy muajt e ardhshëm të shtatzënisë.

 

Këshillë: Pas të vjellave, shpëlani gojën dhe lani dhëmbët për të mbrojtur dhëmbët.

 

Përmbledhje e këshillave më të mira


  • Nëse e keni humbur ciklin menstrual dhe testi juaj i shtatzënisë ishte pozitiv - caktoni takim me gjinekologun tuaj.
  • Përdorni peceta higjienike me rrip për të mbrojtur rrobat tuaja të brendshme në rast se keni shkarkime të tepërta.
  • Konsultohuni me mjekun nëse nuk jeni të sigurt për simptomat tuaja.
  • Shmangni ngritjen dhe bartjen e ngarkesave të rënda.
  • Tani e tutje, shmangni ngrënien e peshkut të papjekur, mishit të papërpunuar, vezëve dhe produkteve të qumështit të papërpunuara, me qëllim të parandalimit të infeksioneve.z

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Pushimi i lehonisë dhe Libreza e nënës

Pyete gjinekologun kur mund të ndërmarrësh hapa për aplikim të mbrojtjes ligjore për gratë shtatzëna - të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e nënave. Ju do të merrni kartën tuaj të lehonisë, të cilën tani e tutje duhet ta keni gjithmonë me vete. Në skenarin më të keq, të gjithë duhet të jenë të informuar shpejt e saktë.

A përbën rrezik puna juaj gjatë shtatzënisë?

Në varësi të javëve të shtatzënisë, ju keni të drejtë për masa të ndryshme mbrojtëse. Më nuk ju lejohet të punoni me substanca të dëmshme siç janë disa kimikate. Po kështu, nuk duhet t’i ekspozoheni rrezatimit dhe aktiviteteve me rrezik të shtuar ndaj aksidenteve që nuk lejohen për gratë shtatzëna. Po ashtu, në veprimtaritë ku ekziston rreziku i shtuar i infektimit (spital, kopsht fëmijësh...) janë të ndaluara, gjegjësisht, duhet të shqyrtohen më hollësisht.

Nëse puna juaj është e rrezikshme për juve ose fëmijën tuaj të pa lindur, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet ta informoni punëdhënësin tuaj për shtatzëninë tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Punëdhënësi juaj duhet t'ju ofrojë një punë që nuk paraqet ndonjë rrezik - ndalimi i punës mund të jetë si mundësi. 

Sëmundjet në familje

Nëse vuani nga ndonjë sëmundje gjenetike ose kronike, tregojani këtë mjekut tuaj. Ai do të parashoh ekzaminime të mëtejshme në këtë drejtim dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur në mënyrë që fëmija juaj të zhvillohet si duhet me shëndet 

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.