Javët e shtatzënisë:
Java e 35-të e shtatzënisë – Sistemi imunitar i foshnjës tuaj tani po punon vetvetiu
Ju jeni në javën e parafundit të muajit të nëntë dhe në tremujorin e tretë. Gjithnjë e më shumë po afrohet koha që fëmija juaj të lindë. Me siguri të gjithë janë tashmë shumë të ngazëllyer dhe mezi presin.
Bebja juaj tani po bëhet gati për lindjen.
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 35-të të shtatzënisë
Banori juaj në bark, ka rifituar disa centimetra në gjatësi. Në javën e 35-të të shtatzënisë, ajo tani ka rreth 46 centimetra, e cila mund të krahasohet dhe korrespondon me dimensionet e një pjepri kanarie. Me peshë rreth 2500 gram, d.m.th. pothuajse 2,5 kilogramë, ajo ka bërë një hap të madh drejt peshës së ngjashme sikur gjatë lindjes. Bebja vazhdon të ruajë rezervat mbrojtëse të yndyrës për kohën e mbetur deri në lindje. Me këtë, pesha e trupit të bebes do të vazhdojë të rritet derisa të ketë arritur rreth 3500 gramë. Por, këto vlera dhe dimensione gjithashtu duhet të shihen si vlera individuale. Se sa i madh dhe i rëndë do të jetë fëmija juaj, do të jetë surprizë deri në lindje. Në rastin e binjakëve, befasia është edhe më e madhe sepse vlerat e të dy fëmijëve, këtu nuk mund të parashikohen saktësisht.
Zhvillimi i foshnjës
Edhe nëse bebja juaj mund të koordinojë shumë mirë lëvizjet e veta në javën e 35-të të shtatzënisë, për keqardhje, por, ka gjithnjë e më pak hapësirë për të. Me përpjekje të vogla dhe të drejtuara saktë, ajo prek hundën e saj, kap kordonin e kërthizës ose thith gishtin e madh të dorës.
Në ndërkohë, reflekset e foshnjës suaj vazhdojnë të maturohen. Foshnja juaj në bark, kthehet qartë tek çdo burim drite që paraqitet. Refleksi i thithjes dhe kapjes, tani është zhvilluar shumë mirë. Refleksi i frymëmarrjes është i pranishëm dhe i zhvilluar, por do të mund të dëshmohet vetëm me frymëmarrjen e parë pas lindjes.
Organet e tretjes, si veshkat dhe mëlçia tashmë kanë filluar të marrin funksionet e veta. Të dy veshkat i kontribuojnë trupit për çhelmim dhe nxjerrjen e produkteve metabolike nëpërmjet urinës. Mëlçia gjithashtu përmbush detyrën e rëndësishme të detoksifikimit dhe ruan proteinat dhe vitaminat në qelizat e saj që nuk janë domosdo të nevojshme në kohën e marrjes së tyre. Mëlçia e shndërron sheqerin në glukozë dhe vihet në qarkullimin e gjakut. Ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ushqimin e bebes jashtë mitrës. Sekretimi i trashë, i cili është pjesë e rëndësishme e metabolizmit të njeriut, formohet gjithashtu në mëlçi. Ky lëng ruhet përkohësisht në fshikëzën e tëmthit derisa të lirohet nëpërmjet zorrëve dhe i jep urinës ngjyrën tipike.
Në zorrët e foshnjës tuaj, fillon të krijohet substanca e quajtur mekonium, si formë e jashtëqitjes. Kjo substancë zakonisht përbëhet nga lëngu amniotik i gëlltitur, substancën e ngjashme me ngjyrë djathi që mbron beben dhe flokët – pushin e lanugot. Përveç kësaj, ekziston bilia e trashë, e cila i jep qëndrueshmëri kësaj substance. Në ditët e para pasi të ketë lindur, bebja juaj do ta ndërpres këtë jashtëqitje.
Sistemi imunitar i fëmijës tuaj tashmë po funksionon në mënyrë të pavarur nga sistemi juaj i qarkullimit të gjakut. Fëmija juaj ka marrë antitrupa nga ju me të cilët ishte në gjendje të ushtronte sistemin imunitar mbrojtës. Kështu, i porsalinduri mbrohet nga ndikimet e zakonshme mjedisore. Sidoqoftë, sistemi imunitar vazhdon të zhvillohet në vitet vijuese dhe vazhdimisht ka ballafaqim me patogjenët dhe ndikimet e dëmshme dhe në këtë mënyrë rritet me to dhe do të jetë në gjendje të mbrojë trupin e vet të vogël. Kjo është arsyeja pse foshnjat dhe fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj patogjenëve në vitin e tyre të parë të jetës. Qumështi i nënës, i cili përmban antitrupa, i siguron fëmijës furnizimet mbrojtëse më të mira dhe e zhvillon sistemin e fortë imunitar. Qumështi i parë i ditëve të para, është veçanërisht i rëndësishëm për beben tuaj.
Si foshnje e lindur para kohe, në javën e 35-të të shtatzënisë, do të kishte gjasa shumë të mira për t’u përshtatur me botën jashtë barkut të nënës dhe për të vazhduar zhvillimin e saj plotësisht në mënyrë normale.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 35-të të shtatzënisë
Periudha e mundimshme e shtatzënisë së përparuar vijon me rrjedhën e saj. Lëvizja dhe frymëmarrja bëhen më të vështira dhe ju e pyesni veten gjithnjë e më shpesh: "Edhe sa kohë duhet të pres?"
Vështirësitë e frymëmarrjes të shkaktuara nga presioni në mushkëri, së shpejti do të lehtësohen. Në periudhën e ardhshme, dhimbjet e rrejshme të lindjes, gradualisht fillojnë të shfaqen. Prandaj, ju do të keni gjithashtu shtrëngime në bark. Për shkak se kontraktimet shkojnë të pandashme me tërheqjet në fundin e barkut, ndoshta përcillen edhe me nauze të lehtë dhe diarre. Sidoqoftë, në kontrast me kontraktimet reale, kontraktimet e rrejshme, nuk ndodhin në intervale ritmike dhe nuk bëhen më intensive ose të përcjella me më shumë dhimbje. Në fillim, ndjeni të gjitha llojet e sëmundjeve të cilat janë ende relativisht të ngjashme. Me kalimin e kohës, ndryshimi bëhet me rregulla.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Përveç dhimbjeve të rrejshme të lindjes, të cilat do të shprehen më shpesh në këtë kohë, do t'ju japin lehtësim, veçanërisht në lidhje me frymëmarrjen, në javën e 35-të, ka disa simptoma të shtatzënisë që do të vazhdojnë në javët e fundit para lindjes.
Dobësia e fshikëzës
Dobësia e fshikëzës është efekt anësor i shkaktuar nga presioni i mitrës mbi fshikëzen. Me fillimin e dhimbjeve të rrejshme të lindjes, mitra kështu e shtyn më shumë fëmijën drejt legenit të vogël. Kjo e rrit presionin mbi fshikëzën dhe zvogëlon vëllimin e saj. Sipas kësaj, tani duhet të shkoni në tualet më shpesh sepse fshikëza juaj mbushet shumë më shpejt.
Problemet e qarkullimit të gjakut
Problemet e qarkullimit të gjakut janë një tjetër simptomë shoqëruese. Nëse jeni të shtrirë në shpinë, mund të mos jeni në gjendje, për një moment, të ngriheni përsëri. Presioni i mitrës mbi venën e madhe që furnizon zemrën tuaj, mund ta kufizojë punën e saj. Meqenëse do të ketë më pak oksigjen dhe më pak gjak që qarkullon në organizëm për një kohë të shkurtër, kjo mund të çojë në probleme të qarkullimit të gjakut. Kjo gjendje e përkohshme, manifestohet si marrje mendsh, të përziera dhe përgjumje. Mjekët e quajnë këtë simptomë si "sindroma vena kava". Në një rast të tillë, duhet ta ndryshoni pozicionin tuaj të gjumit dhe të pushoni. Prandaj, nga java e 31-të e shtatzënisë, rekomandohet pozicioni i shtrirjes në krah, anash, për gjumë. Nëse vendosni të shtriheni në shpinë, kini kujdes që ta keni të ngritur pjesën e epërme të trupit.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Përgatitja alternative e lindjes
Përveç masazhit perineal, ka edhe masa të tjera të përgatitjes së lindjes që mund ta bëjnë lindjen tuaj më të lehtë. Kështu që tani e tutje mund të pini çaj nga gjethet e mjedrës. Kjo e bën kanalin e lindjes të butë dhe elastik.
Konsumi i çdo ditshëm i farës së lirit, gjithashtu bën që mukozat të zgjerohen dhe të bëhen elastike. Mbase si përbërës i muslit (drithërave)? Ju lutemi, mos harroni të pini mjaft lëngje pasi të keni ngrënë farën e lirit, përndryshe mund të shkaktohet kapsllëku.
Një banjë e përditshme me avull e lule sanë, ka një efekt të ngjashëm. Këtu, gruaja shtatzënë e ngroh ujin dhe e përzien atë me një tas me lule sanë të thata të cilat mund të sigurohen në farmaci. Lëreni avullin të lirohet pak, pastaj vendoseni kavanozin në tualet. Pastaj uluni në tualet – e zhveshur - në mënyrë që avujt të arrijnë në kanalin e lindjes. Rrini ulur për rreth 20 minuta.
Mamitë mund të bëjnë akupunkturë kundër sëmundjeve të ndryshme jo vetëm gjatë shtatzënisë. Kjo metodë e shërimit nga Lindja e Largët është gjithashtu e përshtatshme si përgatitje për lindjen. Rreth katër javë para datës së pritshme të lindjes, mamia mund të stimulojë pika të caktuara në trupin tuaj me gjilpëra, në mënyrë që lindja të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë. Kjo mund të shihet nga përvoja e shumë raporteve. Pyesni maminë tuaj rreth kësaj çështjeje dhe nëse është e nevojshme, caktoni takim për aplikim.