Javët e shtatzënisë:
Java e 31-të e shtatzënisë: Koha më e mirë për të planifikuar lindjen e fëmijës tuaj
Java e 31-të e shtatzënisë ka filluar, tensioni dhe eksitimi po rriten - koha për lindjen e fëmijës tuaj, do të vijë së shpejti. Për rreth dhjetë javë, ju do të jeni në gjendje të lindni dhe më në fund të mbani fëmijën në krahët tuaj. Ju sigurisht që tashmë keni një lidhje të ngushtë me pasardhësin tuaj. Promovojeni këtë edhe me partnerin tuaj, sepse së shpejti do të jeni familje.
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 31-të të shtatzënisë
Në javën e 31-të të shtatzënisë dhe jeni pothuajse në fund të muajit të tetë, bebja juaj tashmë ka arritur gjatësi të konsiderueshme prej 41.5 deri në 41,8 centimetra. Është sikur ta imagjinoni një lakër të kuqe - kjo do të ishte afërsisht madhësia e foshnjës tuaj. Ende nuk ka arritur madhësinë që do ta ketë kur të lindë. Me peshën 1575 gram, fëmija ngadalë i afrohet dy kilogramëve. Foshnja juaj do të vazhdojë të shtojë dhjamin foshnjor dhe të shtojë peshë derisa të lindë. Në varësi të paradispozitave të veta (gjenetikës), bebja do ta ketë gati dyfishin e peshës aktuale, gjatë lindjes.
Zhvillimi i foshnjës
Zhvillimi i mushkërive
Ndërsa madhësia dhe pesha e foshnjës suaj vazhdon të rritet, organet e brendshme të foshnjës janë aftësuar mirë dhe funksionet e tyre janë të përpunuara. Nga java e 31-të e shtatzënisë e tutje, fëmija në bark mund të mbush plotësisht mushkëritë e veta me ndihmën e proteinave mbrojtëse të surfaktantit pa u ngjitur alveolat. Interesante: Maturimi i mushkërive është shumë i avancuar. Nëse foshnja do të lindte në javën e 31-të të shtatzënisë, nuk do të kishte më nevojë për tërë ajrin për frymëmarrje; ajri mbështetës do të ishte i mjaftueshëm.
Zhvillimi i gjendjes
Meqenëse hapësira në bark është bërë shumë e ngushtë për foshnjën, ajo lëviz shumë më pak. Kjo gjithashtu për faktin se tani ka një ritëm të theksuar të gjumit dhe zgjimit në javën e 31-të të shtatzënisë. Fëmija juaj në bark, do të flejë deri në 15 orë në ditë. Në orët kur fëmija juaj është zgjuar, ju gjithashtu do të ndjeni qartë aktivitetin e saj. Ndonjëherë, goditja e fortë e foshnjës kur godet mbi organet, mund t'ju shkaktojë shqetësime të lehta.
Pozicioni i fëmijës nuk është ende pozicioni përfundimtar që do të ketë gjatë lindjes. Por, gradualisht foshnja mbështetet në murin e mitrës dhe fillon të kthejë kokën në drejtimin në të cilin do të shtyjë veten përmes kanalit të lindjes.
Gjatë lindjes - koka e fëmijës tuaj duhet të jetë në pozicionin e duhur në drejtim të daljes së mitrës - para se të fillojnë dhimbjet e lindjes. Tani e tutje, mamia gjithmonë do të monitorojë pozitën e fëmijës. Pozicioni korrekt i lindjes quhet pozicioni i kafkës, ose pozicioni okupital i përparmë. Nëntëdhjetë për qind e bebeve e marrin këtë pozicion vetvetiu rreth katër javë para lindjes.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 31-të të shtatzënisë
Ndonjëherë, pritja juaj për lindjen ju duket se rritet pa masë. Ju ndoshta mendoni shumë për vendin e lindjes së foshnjës tuaj, dhe i shtroni vetes pyetjet shtesë, gjithashtu, në lidhje me sigurinë tuaj dhe vendin e mirë ku ka për të lindur fëmija. Nëse nuk e keni bërë tashmë, do të vizitoni disa dhoma lindjeje ose qendra lindjeje dhe do të takoni mamitë që do të kujdesen për juve dhe të porsalindurin gjatë lindjes.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Mendimet tuaja sillen rreth foshnjës
Ju gjithashtu mendoni më shumë për blerjet për fëmijën tuaj në javën e 31-të të shtatzënisë. Ju reagoni veçanërisht emocionalisht ndaj rrobave të lezetshme, xhupave, xhaketave dhe këpucëve. Të afërmit tuaj gjithashtu do të duan t'ju dërgojnë disa nga to. Prandaj, ka kuptim të krijoni një listë dëshirash për këtë, ta shkruani me dorë ose në mënyrë digjitale dhe shpërndajeni listën me kërkesa. Çka dhe në çfarë mënyre keni nevojë për fëmijën tuaj, varet kryesisht nga muaji në të cilin ka lindur fëmija juaj. Kur ka lindur i vogli juaj, në verë apo në dimër? Ju gjithashtu duhet të blini gjëra të rëndësishme për veten tuaj që do t'ju duhen pas lindjes. Së shpejti, do të jetë koha për të paketuar çantën e lindjes për klinikë. Kjo çantë është ajo ku ju duhet të vendosni gjërat dhe rrobat për juve dhe beben tuaj që ju nevojiten pas lindjes. Mësoni më shumë se për cilat pajisje themelore ka nevojë fëmija.
Trupi është në grevë
Ndonjëherë, do të ndiheni sikur trupi juaj është në grevë. Mushkëritë herë pas here, vuajnë nën peshën e barkut, këmbët bëhen të rënda dhe të dhimbshme dhe shpina është e tensionuar. Natën shpesh flini keq dhe rrotulloheni në shtrat, gjithmonë kërkoni një pozicion që ju lejon të qetësoheni. Dëshira e shtuar për të urinuar, gjithashtu, ndërpret gjumin tuaj gjatë natës. Mund të vuani nga urthi, sidomos pas ngrënies, kështu që duhet të hani vetëm sasi të vogla ushqimi gjatë gjithë ditës. Zorrët gjithashtu preken gjithnjë e më shumë, sepse presioni i mitrës i largon ato nga ritmi i tyre i lëvizjes. Ju gjithashtu e keni gjithnjë e më të vështirë të uleni ose të ngriheni në këmbë. Këtu ju instinktivisht mbani barkun dhe shpinën, të cilat ju shërbejnë për mbështetje. Së shpejti, do të duhet që detyrën e lidhjes së këpucëve t’ia lini partnerit tuaj ose do të duhet të mbathni këpucë pa lidhëse.
Inkontinenca apo mosmbajtja e urinës
Për shkak të tendosjes tuaj në fundin të legenit, funksioni mbajtës i muskujve të fshikëzës së urinës, nuk është më i sigurt. Koka e bebes tuaj të dashur, gjithashtu e shtyp fshikëzën. Për këtë arsye, veçanërisht kur fshikëza e urinës është e mbushur, ju mund të lëshoni disa pika urine derisa qeshni, teshtini ose kolliteni. Ky fenomen në shtatzëninë e përparuar, përmirësohet përsëri pas lindjes dhe mund të rregullohet plotësisht nga trajnimi i mirë i fundit të legenit nëpërmjet ushtrimeve gjimnastikore, pas lindjes.
Kërthiza fryhet nga jashtë
Në javën e 31-të të shtatzënisë, rritja e mitrës dhe tendosja e lëkurës në barkun tuaj e bëjnë rrafshimin e kërthizës në barkun tuaj. Në muajt e ardhshëm, kërthiza mund të fryhet edhe nga jashtë. Kjo pastaj mund të bëhet e dukshme, në veshjet e lehta, për shembull gjatë verës.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Ruani qelizat staminale dhe gjakun e kordonit të kërthizës
Për rreth 20 vjet, prindërit e ardhshëm kanë pasur mundësinë të vendosin se çfarë ndodh me placentën. Klinikat ju japin prindërve të rinj placentën që ta marrin me vete në shtëpi ose ta asgjësojnë atë. Gjithnjë e më shumë prindër, më vonë, mbjellin një "pemë të jetës" mbi të ose kanë globula të bëra prej saj.
Ekziston edhe mënyra për të hequr qelizat nga placenta dhe për t'i ruajtur ato në frigorifer. Në rast sëmundjeje, këto qeliza mund t'i vihen në dispozicion foshnjës suaj si dhuratë e veçantë e qelizave burimore.
Thjeshtë e njëjta gjë është me gjakun që rrjedh në kordonin e kërthizës. Kjo gjithashtu përmban qelizat burimore të vetë bebes tuaj. Nëse këto janë të ngrira, ato mund të ndihmojnë në rast sëmundjeje.
Konsultohuni me maminë tuaj, gjinekologun, ose më mirë akoma, me një pediatër dhe, nëse është e nevojshme, merrni oferta nga ndërmarrjet e duhura. Këto oferta duhet të jenë të drejta, serioze, të sigurta dhe të besueshme, sepse bëhet fjalë për qelizat burimore familjare.